TIRANE - Zbardhen detaje të reja nga përplasja me armë në zonën e ish-bllokut ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë. Policia ka arrestuar dy nga të plagosurit, Ervis Martinaj, 36-vjeç dhe Eljon Hato, 28-vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim si të përfshirë me ngjarjen tre persona Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë, Fabjol Alushi, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë, ky i fundit bodygard i Elvana Gjata.

Burime për Report Tv konfirmojnë se Merviol Bilo është specialist xhenjo në batalionin e Forcave Komando të Zall-Herrit. Bilo ka qene 3 here ne misione ne Afganistan dhe ka kaluar te gjitha testet profesionale me rezultate maksimale. Siç bejne shume komponente te forcave te rendit, kur jane jashte sherbimit, punojne si bodigard, pasi ligji aktual nuk e pengon.

I vetmi detyrim  eshte ai i te mosmbajturit me vete te armes se sherbimit. Ai dyshohet se ka ekzekutuar me një plumb në kokë Fabjol Gaxhën, truprojën e Ervis Martinajt si dhe plagosi këtë të fundit bashkë me Eljon Haton. Në një lidhje telefonike, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, tha se qitjet në lokal janë kryer nga komandoja i cili ka qëlluar në kokë Fabiol Gaxhën duke e lënë të vdekur.

Në pjesën e qafës ka qëlluar edhe Ervis Martinajn e Eljon Haton. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës pasi predhat nga arma e zjarri pistoletë e komandos, i kanë prekur organet jetike.

Autori i ngjarjes Merviol Bilo


Edhe Ervin Mata është një emër i njohur në Tiranë, i cili mendohet se është i dashuri i Elvana Gjatës, ngacmimi i të cilës nga viktima Fabjol Gaxha solli edhe ngjarjen e rëndë brenda ambienteve të lokalit "Monopol" ku mes disa personave pati shkëmbim zjarri "Far West".

Policia njofton se personat e përfshirë në këtë ngjarje, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri - tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi Fabjol Gaxha, dhe u plagosën shtetasit Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë zjarri tip “Glock”, 11 gëzhoja, 10 000 euro, tre automjete, aparate celular. 

Në kërkim për ngjarjen: 

Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë 

Fabjol Alushi, 42 vjeç, banues në Tiranë

Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë 

Deklarata zyrtare e policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, u plagosën me armë zjarri shtetasit E. M., 36 vjeç dhe E. H., 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë shtetasi F. G., 28 vjeç.

Arrestohen në flagrancë dy të plagosurit dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri “Glock”, gëzhoja, shumë në euro, automjete e aparate celular.

Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

- Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë

- Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :

- E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë
- F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë
- M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri - tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- armë zjarri tip “Glock”
- 11 gëzhoja
- 10 000 euro
- tre automjete
- aparate celular

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
Në kërkim pas vrasjes në Bllok, ja kush është Fabjol Alushi

REPORT TV siguron foton e Fabjol Alushit. 42-vjeçari banues në Tiranë është në kërkim së bashku me Ervin Matën 31 vjeç, që është i dashuri i Elvana Gjatës dhe Merviol Bilon, komandoja që vrau truprojën e Ervis Martinajt.  Fabjol Alushi ishte në tavolinë me Matën dhe Bilon në momentin që ndodhi përplasja me Ervis Martianjn.




Fabjol Alushi
Ora 18:27
Vrasja në Bllok, ja kush i dashuri i Elvana Gjatës në kërkim

Personi që shihni në foto është biznesmeni Ervin Mata, 31-vjeçari i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lokalin Monopol në ish-Bllok ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato dhe Laert Hata. Ervin Mata është gjithashtu i dashuri i këngëtares së njohur.

Në foto Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës

Fotoja është sigurur nga Shqiptarja.com dhe Report Tv. Siç raportoi më herët gazetari Artan Hoxha edhe vetë këngëtarja Elvana Gjata ashtu si i dashuri biznesmen kanë qënë mbrëmë në lokalin ku ndodhi sherri që përfundoi me një të vdekur e dy të plagosur.