TIRANE- Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë, duke e liruar nga burgu shokun e Ervis Martinajt, Eljon Haton, i cili u plagos rëndë nga ngjarja e mbrëmjes së 4 tetorit të vitit të kaluar në një lokal në zonën e Bllokut.
Ai u la i lirë kundrejt garancisë pasurore prej rreth 1 mln lekësh për t'u hetuar në gjendje të lirë, raporton gazetari Elton Qyno. Përpos garancisë pasurore, në marrjen e vendimit gjykata ka pasur parasysh edhe faktin se Hato mbeti i paralizuar nga përplasja me armë. Eljon Hato akuzohet nga prokuroria për vrasje të mbetur në tentativë.
Po cfarë ndodhi në 4 tetor të 2018? Grupi i Ervis Martinajt u përplas me armë zjarri me grupin e Ervin Matës, i cili është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata. Nga grupi i tij, Martinaj dhe Hato u plagosën, ndërsa Fabjol Gaxha u qëllua për vdekje nga ish-komandoja Mervjol Bilo.
Mata dhe Bilo janë në kërkim, ndërsa shkak i përplasjes ishte prishja e pazareve të drogës, ku i përfshirë është edhe Eldi Dizdari,kushëri i Arbër Çekajt, i cili ishte pronari i kontenierit me 613 kg kokainë të fshehur ndërmjet bananeve, që u bllokua në Durrës në fundin e shkurtit të kaluar.
Komento
pse te paralizumet sbojn burg eee? plus kush e verteto qe ka ngel i paralizum futja ne pordh nai raport qe e mer me lek eee
PërgjigjuNuk ka shtet!
PërgjigjuMos u merzisni se do qethet shum shpejt
PërgjigjuA ka denim me te mire se sa te ngelesh ne karroce i paralizuar, ate qe nuk e dha gjykata ja dha zoti per ato qe ka bere.
PërgjigjuPo si è lironi ate kriminel te lindur?? Tara tre vjetsh vrau nje djal te ri edhe plagosi nje tjeter rend edhe doli nga burgu. Tani perplasje me arme ne bllok e prap doli !!!! A ka shtet ketu ?
Përgjigju