VIDEO/ Iu bllokua ‘Lamborghini’ pasi qarkullonte me shpejtësi deri në 305 km/h, Aleks Vishaj i ndaluar edhe më parë nga policia për të njëjtën arsye

Aleks Vishaj, 34 vjeçari që u shoqërua nga policia ditë më parë për shkelje të normës së lejuar të shpejtësisë teksa shfaqej duke ecur me shpejtësi 305 km në orë në tunelin e Kalimashit, ka qenë i ndaluar edhe më parë për të njëjtën arsye.

Në pamjet e siguruara, është momenti i shoqërimit të tij një vit më parë, kur policia rrugore konstatoi se i riu po qarkullonte mbi normat e shpejtësisë së lejuar.

Pavarësisht ndalimit të tij, Vishaj nuk ngurroi të bënte sërish të njëjtin gabim pak ditë më parë, ku ndërsa qarkullonte me shpejtësi 305 kilometra në orë, rrezikoi jetën e pasagjerëve që ndodheshin në automjetin tjetër të cilin për pak e përplasi.

Për ngjarjen e ndodhur, policia mori masën e bllokimit të automjetit të Vishajt dhe gjobitjen e tij me 100 mijë lekë të reja. Ky i fundit postonte në Tik-Tok video ku tregonte shpejtësinë me të cilën qarkullonte në akse të ndryshme të vendit, shpesh herë duke qenë edhe rrezik për qytetarët që qarkullojnë në rrugë me automjetet e tyre. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 22/03/2023 15:41

    Mereni me plera!!ky i degjeneruar mendon se eshte dikushi dhe duhet te duket! Ketu ne USA ???????? ky miku do ishte ne burg!!prandaj mos i ferkoni koken hajdarit ai e ka vendin ne burg!

    Përgjigju
  • Turi: 22/03/2023 15:04

    O ju lerofsha fisin o kokshtypurit e m…. O mush tirona plot me specie te tilla. Kta jan si ato vemjet, qe po sja shtype koken ne m…. nuk morin vesh. Ptu, kokpalaret e Salehut.

    Përgjigju
  • Bla: 22/03/2023 13:16

    Me ate makin i plasi .... per njemilion lek! Ketij si perserites duhet ti bllokohet patenta per dy vite,pastaj nuk hecen mo me 300 k/h

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë