Rreth 8 kilogramë marijuanë u sekuestruan nga policia kufitare në Igumenicë, ndërsa në pranga ranë dy shqiptarë, 22 dhe 31 vjeç, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.
Shqiptarët u ndaluan para se të hipnin në një autobus të linjës, Igumenicë-Athinë.
Droga ishte e ndarë në 4 pako me peshë 7 kg 990 gram, ndërsa policia sekuestroi edhe 2 celularë të shqiptarëve, të cilët mësohet se kishin kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër.
Komento