Policia italiane arreston 19 persona për trafik ndërkombëtar të njerëzve

Policia italiane arreston 19 persona për trafik ndërkombëtar të njerëzve

Ditën e sotme policia italiane ka arrestuar 19 persona, të dyshuar si të përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të njerëzve.

Policia tha se ata shpërbënë një organizatë kriminale që po sillte emigrantët nga Afganistani, Irani, Iraku dhe Pakistani në Itali dhe më pas në Evropën Veriore.

Hetimi, i udhëhequr nga prokurorët në Catania, Siçili, zbuloi një rrjet emigrantësh, të cilët  përdornin anije të cilat i blinin ose i vidhnin për të transportuar emigrantë përmes Turqisë dhe Greqisë në Itali.

Disa nga emigrantët më pas udhëtonin në veri, me anë të mjeteve të cilat i përgatisnin ata. Të dyshuarit ishin kurdë irakianë, afganë dhe italianë, shtoi policia.

Bazat e pretenduara gjendeshin në Bari, në Milano dhe Torino si dhe në qytetin e Ventimiglia, afër kufirit francez, ku emigrantëve  u jepeshin leje qëndrimi false.

Ndërkohë që ka disa rë dyshuar të cilët theksuan se falsifikuan kontrata pune në mënyrë që emigrantët të mund të aplikonin me sukses për leje për të qëndruar në Itali.

Hetimi filloi në vitin 2018, i shkaktuar nga mbërritja e 10 anijeve pranë qytetit lindor të Siçilisë.

Hetimi zbuloi aktivitetet e një rrjeti italianësh dhe të huajsh, shumica e këtyre të fundit mbanin leje qëndrimi të lëshuara për arsye të mbrojtjes ndërkombëtare, tha policia.

.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë