ITALI - Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në makinën e të cilit u gjetën 2 kilogram kokainë. Enver Meta, 37 vjeç, është arrestuar teksa kalonte tunelin e Malit të Bardhë, që lidh Francën me Italinë.
Sipas policisë italiane, Meta, i cili udhëtonte me makinë me targa greke, e sillte drogën nga vendet e ulëta për ta shpërndarë në tregjet e Val d’Aosta, ku turizmi shënon rritje të madhe në periudhën e Krishtlindjes.
Kokaina, me vlerë tregu deri 400 mijë euro ishte e paketuar gati për shpërndarje dhe e fshehur mirë në brendësi të një sedilje.
Madje shqiptari kishte menduar edhe një truk për të gënjyer policinë. Ai kishte fshehur 4 gram heroinë në një vend të dukshëm, e cila u gjet e para.
Heroina është shumë më lehtë e nuhatshme nga qentë antidrogë dhe sasia e vogël e saj ishte vendosur që të shmangte kontrollin e imtësishëm të makinës. Por plani nuk ka funksionuar dhe agjentët kanë arritur të gjejnë, pas ndalimit të Metës edhe sasinë e madhe të kokainës.
(ep/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com