Policia e Shtetit ka apeluar për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në aksin rrugor Levan-Fier.
Në afërsi të fshatit Selishte uji përbën rrezik për mjetet pasi ka mbuluar rrugën, mund të kalohet vetëm me vështirësi. Në Selishte ndodhen edhe uniformat blu për tu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve për të kaluar këtë aks të vështirë.
Ndërkohë probleme ka edhe në rrugën nacionale që lidh komunën Bolenë, Kallarat dhe Kuç, për këtë policia ka marrë masa duke ndaluar kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve për shkak se ka rrezik nga shembja e shpatit të malit.
Punonjës të emergjencave civile dhe Forcat e Armatosura janë duke vijuar punën në zonat që janë përmbytur dhe dëmtuar nga reshjet e dendura të shiut.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com