Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë Gentian Palaj, 29 vjeç, banues në Vlorë, Paris Sulejmani, 28 vjeç, banues në Vlorë Blerim Dani, 26 vjeç, banues në Burrel, Reni Leka, 25 vjeç, banues në Vlorë në Portin e Vlorës ,pasi tentuan të kalonin pikën kufitare ,me dokumentacion udhëtimi të falsifikuar .Shtetasit janë arrestuar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri .

Dokumentet e falsifikuara i'u dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale "Falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve".