TIRANE- Mëngjesin e djeshëm Policia e Tiranës arrestoi në tunelet e periferisë një person, për të cilin dyshon se ka implikime të mundshme rreth ngjarjeve seri, ku janë eleminuar njëri pas tjetrit bosët e kromit të Bulqizës. Gjin Nika, lindur në Bulqisë dhe banues në Tiranë, u prangos dje nga forcat e policisë së komisariatit nr 4, të cilat e kanë akuzuar si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit të kromit Hasan Talja mbrëmjen e 17 janarit 2014, ku rezulton se të dy janë kushërinj. Sipas policies, Nika është i afërm i viktimës dhe ishte shpallur në kërkim edhe për një ngjarje tjetër kriminale.
Policia ka dyshime dhe informacione operative që Nika është i përfshirë në këtë vrasje, ndërsa urdhri i kërkimit i mëparshëm ka mjaftuar, për ta futur brenda ambienteve të qelisë së paraburgimit, derisa të mund të dokumentojnë të plota dyshimet për implikime në këtë vrasje. Burimet e rezervuara të policisë bënë me dije se Nika, është gjithashtu i dyshuar si i implikuar në rrethanat e vrasjes së një tjetër biznesmeni të kromit, Qerim Markut, i cili u ekzekutua në shtator në Bulqizë. Të njëjtat burime policore thanë se në çastin e arrestimit, Nika është befasuar ku dëgjonte akuzat rreth tij, ndërsa nuk ka pranuar asnjërën.
Nga ky moment, i mbetet prokurorisë dhe oficerëve të policisë gjyqësore të gjejnë elementët e plotë që do të formonin mëpastaj provat e plota, për t’iu paraqitur anëtarëve të trupit gjykues, kur dosjet të dërgohen në gjykatë. Nika është marrë në pyetje nga prokurorët dhe oficerët e hetimit të vrasjeve në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Hasan Talja u ekzekutua mbrëmjen e 17 janarit, pranë shtëpisë së tij në rrugën "Mihal Grameno". Viktima kishte në pronësi disa biznese në vendlindjen e tij, në Bulqizë, mes tyre dhe disa galeri miniere.
Vëllai i tij, Sabah Talja është arrestuar nga policia në qershor të vitit 2012, pasi iu gjetën në makinë rreth 300 kg tritol, që dyshohet se do të përdorej për shpërthimet në zonën D të minierës së Bulqizës. Policia dyshon se vrasja e ndodhur në Tiranë ka lidhje me ekzekutimin e 20 prillit të 2013 në Bulqizë, ku mbeti i vrarë Shefqet Shehu dhe u plagos vëllai i tij, Vehabi. Sipas të njëjtit burim ngjarjet lidhjen me larjen e hesapeve mes grupeve që menaxhojnë minierët e kromit në Bulqizë. Më 2 shtator 2013, u vra Qerim Marku, 40 vjeç i njohur në qytet, i cili merrej me biznesin e kromit.
Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar, i rastit, Semi Ismaili. Sapo ka identifikuar Qerim Markun, një person ka dalë me shpejtësi dhe ka hapur zjarr ndaj tij, duke e ekzekutuar rreth 100 metra larg pallatit ku banonte, pranë spitalit rajonal. Sipas policisë vrasja mund të ketë motiv kontrollin e kromit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Qerim Marku kontrollonte biznesin e tij me telefon nga banesa pasi kishte frikën e një atentati. Disa muaj më parë, në shkurt të 2013 në qendër të qytetit pati një shkëmbim zjarri mes bandave të kromit e mendohet se objektiv i këtij shkëmbimi zjarri të ketë qenë vetë Marku. Nga shkëmbimi i zjarrit, më 29 shkurt 2013 nuk pati të lënduar. Nika do të japë versionin e tij në lidhje me këtë ngjarje.
Braçe: Ekonomia dhe krimi s’ mund të rrinë bashkë
Ditën e djeshme, deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, njëherësh kreu i Komisionit të Ekonomisë i është përgjigjur gazetës “Shqiptarja.com”. Braçe thotë se “Unë nuk jam Çavez”, në përgjigje të një artikulli të botuar sot në gazetën “Shqiptarja.com” ku thuhet se formula e shtetëzimit të kompanive të naftës u zbatua në Venezuelë nga ish-Presidenti Hugo Çavez. Kreu i Komisionit të Ekonomisë ka propozuar shtetëzimin e minierave të zonës së Bulqizës, si e vetmja mënyrë për të përballuar situatën e degjeneruar në luftë bandash mafioze në këtë zonë krommbajtëse.
Në përgjigje të këtij shkrimit të publikuar në “Shqiptarja.com”, Braçe shkruan në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, “Më quani si te doni; por ekonomia dhe krimi nuk mund të rrinë bashkë!!”. E përditshmja “Shqiptarja.com” shkruajti se “Formula e shtetëzimit të sektorëve të veçantë strategjikë aktualisht nuk përdoret në vendet ku sundon ekonomia e tregut. Një veprim i tillë u krye nga ish-presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, i cili fitoi armiqësinë e Shteteve të Bashkuara e të Amerikës Latine”.
Shkrimi u publikua sot (21.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com