Sindikata ka argumentuar nevojën për një trajtim më të mirë financiar dhe jo vetëm financiar për punonjësit e saj, që "po punojnë në kushte pune mjaft të vështira materiale e financiare, në raport me krimin dhe kriminelët, të cilët posedojnë fuqi financiare, mjete, armatim e pajisje speciale edhe më të sofistikuara se ato të policisë. Pagat e ulëta në Policinë e Shtetit dhe mungesa e burimeve financiare kanë bërë që 75% e punonjësve të kenë të ardhura mujore familjare për frymë nën minimumin e jetesës".
Sindikata radhit mohimet, që i janë bërë në vite, punonjësve të policisë, siç janë: vjetërsia në punë; rritja mesatare e pagave; kontributi i rritur; marrja e pagesës ushqimore; trajtimi financiar për pune të dëmshme për shëndetin; paga e 13-të; paga neto u ulet rreth 40% pas transferimeve; rrija e pagës si strukturë e administratës etj.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)