Policia konfiskon armatim në veri, dyshon për lidhje me rastin Banjska
Armatimi i konfiskuar nga Policia e Kosovës në veri, 19 nëntor 2024
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën ka kryer kontrolle në rrugën Kralj Petri në Zveçan, dhe aty ka gjetur sasi të konsiderueshme të armatimit.
Përmes një komunikate, Policia ka thënë se rasti ka të bëjë me një person me interes, që dyshohet se lidhet me rastin Banjska.
Në njoftimin e 19 nëntorit, Policia ka thënë se gjatë kontrollit ka gjetur kavanozë prej plastike të groposur në dhe, në të cilët ka pasur uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë.
Autoritetet e Kosovës kanë ngritur aktakuzë kundër më shumë se 40 personave për sulmin që është kryer në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar nga një grup serb.
Si pasojë e sulmit është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ndaj të cilit është ngritur, po ashtu, aktakuzë.
Ai aktualisht besohet se është i lirë në Serbi.
Tre të akuzuar janë të paraburgim në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër në arrati.
Autoritetet e Kosovës e fajësojnë shtetin e Serbisë për këtë sulm që e konsiderojnë terrorist, mirëpo Beogradi zyrtar mohon gjithçka.
Faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje disa herë Beogradit që t’i mbajë përgjegjës personat e përfshirë në sulmin në Banjskë./ REL
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2082
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
FOTOT/ Grevë e përgjithshme në Serbi, aksion edhe në Mitrovicë të Veriut
24 Janar, 17:49
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19