Policia Kosovës kontrollon zyrat e 
organizatës humanitare serbe

Policia Kosovës kontrollon zyrat e <br />organizatës humanitare serbe
Policia e Kosovës ka konfiskuar dokumentacione të dyshimta për regjistrimi e popullsisë në një organizatë humanitare.
 
Operacioni është zhvilluar në qytetet e  Prizrenit, Pejës, Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës ku janë zhvilluar kontrolle në organizatën “Kryqi Kuq i Serbisë”, si dhe në disa vendbanime të punonjësve të kësaj organizate.
 
Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni policor ka intervistuar disa individ që në momentin e kontrollimeve janë hasur në ato hapësira, në të cilat është gjetur materiali për regjistrim të popullësisë.
 
Gjatë realizimit të operacionit policor në Mitrovicë-Veri, disa efektivë policie kanë pësuar lëndime pasi janë sulmuar nga disa persona të dyshuar, ndaj të cilëve është ngritur akuza “sulm ndaj personit zyrtar”.

Materialet kanë kaluar në ngarkim të prokurorisë ku do të realizohen edhe akuzat ndaj kësaj organizate. 

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre