SARANDË - Një motobarkë ka pësuar avari në ujërat shqiptare të Dhërmiut duke rrezikuar jetën e 4 shtetasve grekë, dy fëmijë të moshës 4 dhe 7 vjeç dhe dy shtetas të tjerë në moshë madhore.
 
Operacioni për shpëtimin e tyre u organizua nga policia kufitare e Sarandës dhe e Dhërmiut në bashkëpunim me rojet bregdetare greke. 4 shtetasit grekë të cilët kishin humbur kontaktet me rojet greke, u shpëtuan 2 milje larg në ujërat territoriale shqiptare pranë ishullit Fanon.

Policia Kufitare e Sarandës dhe e Dhërmiut që prej orës 07:00 të mëngjesit, kanë marrë pjesë në një operacion  të përbashkët me rojen bregdetare greke, për shpëtimin e 4 shtetaseve grekë të cilët pësuan avari në motobarkën e tyre.

Ne këtë operacion të përbashkët  të mjeteve lundruese të Policise Kufitare Shqiptare dhe Rojes Bregdetare Greke u shpëtuan 2 milje në ujrat tona teritoriale , mbi ishujt Fanon përballë Dhermiut 4 shtetas grekë të cilet kishin humbur kontaktin me rojen bregdetare greke në orët e para tëmengjezit të ditës së sotme, të cilet kishin dalë për shetitje me një motobarkë  të  vogël e cila ka pasuar avari dhe rryma i ka sjellë në drejtimin tonë.

Nga ana e Policisë Kufitare Shqiptare pas marrjes së kërkesës për ndihmë nga roja bregdetare greke hynë në veprim 3 mjete lundruese. Ku së bashku me dy mjete lundruese greke pas disa orë kërkimesh u be e mundur identifikimi se ku ndodheshin këta shtetas dhe rreth orës 13.00,  u bë evakuimi i tyre.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)