Policia kufitare tërhiqet, 
patrullon brenda territorit të Kosovës

Policia kufitare tërhiqet, <br />patrullon brenda territorit të Kosovës
Policia Kufitare e Kosovës është urdhëruar të tërhiqet disa kilometra brenda territorit. Patrullimet e dikurshme përskaj vijës kufitare me Serbinë, tashmë janë zhvendosur në thellësi të territorit dhe uniforma e shtetit as që mund të shihet, njofton gazeta “Zëri”.

Shpend Maxhuni, në ditën kur ishin rrëmbyer zyrtarët policorë nga xhandarmëria serbe pati deklaruar se skenat e tilla nuk do të përsëriten më, por pa e sqaruar nëse Serbia nuk do të përsërisë veprimet si rrëmbimi i atëhershëm, apo policët kosovarë do të tërhiqen në  thellësi të territorit të Kosovës, ku shteti serb nuk do të mund të bëjë arrestime.

Një zyrtar i lartë brenda Policisë së Kosovës i ka konfirmuar gazetës Zëri, në kushte anonimiteti, se nga arrestimi i dy policëve kufitarë të Kosovës, lëvizjet e forcave të rendit në afërsi të vijës kufitare janë reduktuar në masë të madhe, madje patrullimi i tyre tashmë bëhet në thellësi të territorit të Kosovës, dhe jo si rëndom afër vijës së gjelbër të kufirit me Serbinë.

Zyrtarët e Zyrës për informim të Policisë së Kosovës nuk janë prononcuar në lidhje me këtë problematikë.

Banorët e fshatit Dumnicë të Podujevës, fshatit ku ishin arrestuar policët e Kosovës, e sidomos banorët që jetojnë përgjatë brezit kufitar me Serbinë, tregojnë se janë të shqetësuar për sigurinë e tyre, të cilët thonë se prania e Policisë së Kosovës është zvogëluar në masë të madhe nga koha e arrestimit të dy oficerëve policorë nga shteti serb.
/rg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës