TIRANE- Janë 19.5 miliardë lekë që për vitin e ardhshëm do të jenë në dispozicion të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Buxheti i vitit 2015, mësohet se do të jetë 14.7 për qind më i lartë se, i vitit 2014. Shifra zyrtare është bërë e ditur dje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvend. Ka qenë vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ai i cili ka bërë publike edhe prioritetet e policisë për vitin e ardhshëm. Duke parë volumin e punës së policisë, Tahiri tha se, “është e domosdoshme dhe në këtë rast qeveria ka paraqitur pranë Kuvendit, rritjen e numrit të punonjësve të Policisë së Shtetit me 1087 punonjës”. Në fund të seancës, komisioni parlamentar i Sigurisë e ka miratuar projektbuxhetin e Ministrisë së Brendshme, i cili për vitin 2015 do të jetë 19.5 miliard lekë, ose rreth 14.7 % më shumë se plani fillestar i vitit 2014.
Policia pa infrastrukturë
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duke mbrojtur buxhetin para deputetëve të Kuvendit, bëri të ditur se, kjo qeveri trashëgoi një polici me probleme, në paga dhe në insfrastrukturë. “Siç të gjithë e dimë kemi trashëguar një Polici, e cila jo vetëm për nga pagesa por edhe për nga infrastruktura dhe zhvillimi teknologjik është ndër më të varfrat në rajon dhe në Europë, por njëkohësisht edhe me sfida shumë të mëdha përsa i përket luftës kundër kriminalitetit, respektimit të ligjit në mënyrë të barabartë nga të gjithë qytetarët dhe luftën kundër korrupsionit”, tha ministri Tahiri në komision.
Sipas tij, ”buxheti i këtij viti dhe gjithashtu buxheti i vitit pasardhës i përgjigjet prioriteteve të qeverisë edhe në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, për të forcuar dhe për të pasur rezultate konkrete dhe të forta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Tahiri theksoi gjatë fjalës së tij, se me buxhetin e këtij viti në Ministrinë e Brendshme është përmbyllur paketa ligjore që reformon tërësisht sektorin e sigurisë.
Reformimi i policisë
“Kemi arritur brenda këtij viti të kthejmë përmbys në mënyrë të drejtë Piramidën hirearkike në Policinë e Shtetit duke u përpjekur që shërbimin policor ta shtrijmë në bazë më afër qytetarit dhe më afër konfliktit në mënyrë që shërbimi policor ndaj qytetarit të jetë efiçent, me mentalitet partneriteti me publikun dhe jo i konceptuar si mekanizëm represiv dhe mbi të gjitha i shpejtë në kohë dhe brenda standarteve të komunikimit etik me qytetarët”, nënvizoi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë fjalës së tij. Sipas Tahirit, ky është volum i punës së policisë, “për të mos folur pastaj për aktivitete të tjera masive qe Policia ka detyrë funksionale ruajtje e rendit publik dhe gjithashtu jane ulur vrasjet me rreth 22%, plagosjet e rënda me 11%, vjedhjet me armë rreth 50%, vjedhjet me pasojë vdekjen 67% dhe aksidentet me humbje jete 20%”. “Ky buxhet na lejon mbi të gjitha vazhdimin dhe thellimin e reformës në sektorin e sigurisë dhe veçanërisht në Policinë e Shtetit”
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com