Policia masa për këmbësorët, më shumë se 50 gjoba për qytetarët për dy ditë në Korçë

Ka nisur në Qarkun e Korçës aplikimi i masave administrative për këmbësorët të cilët nuk respektojnë vijat e bardha. Edhe ditën e sotme të shumtë ishin qytetarët të cilët u sanksionuan në rrugët urbane të qytetit të Korçës, nga policia rrugore. Sipas Nenkomisar Klajdi Shameti, vetëm në 48 orët e fundit janë vendosur më shume se 50 gjoba në qytetin e Korçës. Gjithsesi sipas tij policia në raste të ndryshme ka këshilluar kalimtarët.

Ai shtoi se së pari aksioni është përqendruar në rrugët ku ka më shume ngarkesë kalimtaresh dhe më pas do të zhvendoset edhe në rrugët interurbane. Shameti shtoi se mosrespektimi i rregullave të qarkullimit ka sjellë që edhe kalimtarët të jenë shkak për aksidentet, ndërsa vlera e gjobës do të jetë nga 500 lekë për qytetarët për herë të parë dhe deri në 2000 lekë për përsëritësit, ndërsa mjeti i identifikimit mbahet si garanci për pagimin e gjobës.

Një nga qytetarët të cilët u gjobit për moskalim në vijat e bardha, tha se kjo gjë nuk bëhet në asnjë vend te botës dhe ironizoi duke thënë “kemi shtet të fortë ne”. Nga ana tjetër ai shtoi se nuk ishte i njohur me këto rregullat e reja pasi jeton jashtë Shqipërisë.

Aplikimi i masave administrative për këmbësoret ka nisur në masë në Qarkun e Korçës, ku nga një vëzhgim rezultoi se të këmbësorët të vënë përballë gjobës, kanë respektuar më tepër vendkalimet, por në raste të tjerë ende ka nga ata kalimtarë që larg syrit të policisë, përsëri nuk respektojnë vijat e bardha.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari