Në banesën e Ardian Çapjas, 53 vjeç, i cili u arrestua një ditë më parë në Elbasan, është kapur edhe një person i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Gjatë operacionit "Krasta 2021", përveç Ardian Çapjes është arrestuar edhe Ardi Çekani, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale "Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.
Ardi Çekani ishte i shpallur në kërkim dhe fshihej në shtëpinë e Ardian Çapja. Gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çapja, u gjetën edhe një kallashnikov, 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.
Një ditë më parë u arrestuar Ardian Çapja, 53 vjeç, si i dyshuar për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në 2012, ndërsa është shpallur në këkrim vëllai i tij Florenc Çapja.
Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.
Gentian teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, ndërsa të arrestuar të tjerë për këtë ngjarje janë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Hetime për korrupsion dhe pastrim parash për Gërdecin, do bëhet drejtësi?
-
PO
54.5%
-
JO
34.7%
-
NUK E DI
10.7%
Vota total: 959
Lajme të tjera
-
Gjiknuri dhe Llatja takim me të rinjtë: Bëhuni pjesë e transformimit! Me PS, Elbasani e ka mundësinë të kthehet një nga qendrat më të rëndësishme të Shqipërisë
7 Shkurt, 09:54
-
Vrasja e Xhuvanit, avokatja e familjes: Në rrezik jeta e një dëshmitari, prokuroria ta mbrojë! Ka parë dy të armatosurit që kërcënuan me armë mjekun
6 Shkurt, 09:30
-
Aksi Durrës-Elbasan do ketë pengesa në qarkullim, Report Tv siguron pamje të mjetit që do lëvizë në rrugë nga ora 22:00 (VIDEO)
5 Shkurt, 18:30
-
Përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan, zjarrfikësit në vendngjarje
5 Shkurt, 16:49
-
Nga ora 22:00 deri në orët e para të mëngjesit në aksin Durrës-Elbasan do ketë pengesa në qarkullim! Report TV siguron pamje të vinçit që do transportohet
5 Shkurt, 14:50
-
Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Rinas 33-vjeçari, do ekstradohet në Itali! Prangoset edhe një 59 vjeçar në Elbasan, i dënuar 7 vite e 5 muaj
5 Shkurt, 12:47
-
FOTOLAJM/ Aksident në Librazhd, makina përplaset me minibusin
4 Shkurt, 15:46
-
Ndihmoi 2 persona të fshihnin nga policia makinat me dru të prera, pezullohet nga detyra efektivi në Gramsh
3 Shkurt, 18:04
-
Vodhën para dhe produkte nëpër bizneset e Librazhdit, në pranga dy të rinj
3 Shkurt, 11:19
-
4 kompani ndërkombëtare në garë për projektin ‘Auto Moto Park’ në Elbasan, Rama: Do sjellë fuqizim ekonomik e vende të reja pune (VIDEO)
3 Shkurt, 09:38
-
Rama ndan pamjet nga kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë: Do shkurtojë distancat, i përfshirë në rrjetin evropian
3 Shkurt, 09:22
-
Në kërkim për spiunazh në Rusi, shtyhet seanca për ekstradimin e 33-vjeçares ruse që u arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit
2 Shkurt, 10:10