Policia e burgjeve ka ndaluar shtetasin me iniciale O.S. të shpallur në kërkim, pasi ditën e sotme është paraqitur për të takuar një të dënuar në burgun e Fierit.
Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë rezultoi se ai kishte qenë i shpallur në kërkim për mashtrim.
Pas njoftimit u bë dorëzimi i këtij personi pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier.
Komento