TIRANE- Në ditën e 7-të të javës që nisi me ndalimin e kalimit në kufi për makinat që s’kanë paguar gjobat, Policia e Shtetit thotë se ka vjelë në pikat kufitare të paktën 1000 masa administrative. Zyratarisht Ministria e Brendshme tha se gjatë kësaj jave Policia e Shtetit ka vijuar zbatimin me rigorozitet të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm, lidhur me pagesën e gjobave për të gjitha automjetet që kalojnë kufirin, drejtuesit e të cilave kanë detyrime të pashlyera për shkak të masave administrative të dhëna nga Policia Rrugore.
Që prej datës 30 nëntor 2013, kur ka dalë urdhri e deri dje, në Pikat e Kalimit Kufitar janë paraqitur për dalje 711 mjete, drejtuesit e të cilëve kanë pasur gjoba të papaguara. Ndërkohë, shuma totale e gjobave ishte 1091, për shkak se numri i gjobave për disa mjete ka qenë më shumë se një.
Në këto 7 ditë që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij urdhri, janë paguar pranë sporteleve të bankave në Pikat e Kalimit Kufitar 996 gjoba për 659 mjete. “Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit falenderon qytetarët për mirëkuptimin dhe inkurajon të gjithë drejtuesit e automjeteve të bëjnë pagesën e detyrimeve përpara se të paraqiten në Pikat e Kalimit Kufitar”-thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në urdhrin e para një jave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi thuhet se “Në pikat e kalimit kufitar të verifikohen të gjitha mjetet dhe drejtuesit e tyre që dalin nga Republika e Shqipërisë, për detyrime të pashlyera ndaj Policisë së Shtetit, gjoba të vendosura dhe për të cilat ka kaluar afati i parashikuar në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”.
Nga ana tjetër, në një tjetër pikë të atij urdhri thuhej se “Për të gjitha arkëtimet me vlerë mbi 100 mijë lekë njësitë shpenzuese në vartësi të Policisë së Shtetit duhet të operojnë përmes sistemit bankar ose shërbimit postar. Në asnjë rast njësitë shpenzuese nuk do të bëjnë arkëtime në arkat e tyre”.
Prej një viti, në linkun http://www.asp.gov.al/index.php?option=com_content&vieë=article&id=1889%3Akontroll-per-gjoba, mund të verifikohet online nëse ke gjoba për të paguar, ndërsa për çdo shqetësim apo ankesë qytetarët mund të komunikojnë dhe në adresat e-mail: [email protected].
Duke klikuar në linkun e parë qytetari lidhet automatikisht me sistemin Elektronik të administrimit të kundravajtjeve rrugore- Egjoba të Policisë së Shtetit dhe bën të mundur verifikimin e detyrimeve të pashlyera që ka. Policia u kujton qytetarëve se pagesa e kundravajtjes rrugore duhet të bëhet brenda 5 ditëve nga dita kur merr formë të prerë, pasi me kalimin e këtij afati paguhet një kamatë vonesë prej 2 për qind në ditë. Ndërkohë, në rast se pagesa e kundravajtjes rrugore do të kryhet brenda 5 ditëve, automatikisht bëhet një zbritje në vlerën e saj prej 20 për qind.
Shkrimi u publikua sot (08.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com