TIRANE- Disa orë nga fillimi i votimeve, Policia e Shtetit njofton se tashmë ka marrë gjithçka nën kontroll të rreptë sigurie çdo material zgjedhor. Në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi për detyrat e saj.
Nga strukturat e Policisë së Shtetit janë marrë në ruajtje objektet zgjedhore në të gjithë territorin e vendit, nga ora 18:00,e datës 20.06.2015 punonjësit e policisë janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, duke i marrë në ruajtje.
Nga shërbimet e policisë janë marrë në ruajtje në të gjithë vendin, 5301 Qendra Votimi dhe 90 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor
Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit Policia e Shtetit ka angazhuar gjithsej 5.960 punonjës policie.
Deri në këto momente nga KZAZ-të ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në 5.139 qendrave të votimi.
Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 07.00 të datës 21.06.2015 kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Paraditen e djeshme është bërë instruktazhi i të gjithë forcave të policisë të përcaktuara me detyra në kuadër të këtij procesi zgjedhor. Po ashtu, në respekt të akteve ligjore, u bë dhe nisja e forcave të policisë të planifikuara nga Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe Drejtoritë Rajonale për Kufirin e Migracionin në dispozicion të Drejtorive të Policive në Qarqe, të cilat nuk mund të mbulonin me forca policore të gjithë objektet zgjedhore.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com