VLORE - Policia Rrugore e Vlorës ka gjetur një tjetër ide origjinale për të sensibilizuar qytetarët të jenë të kujdesshëm për të shmangur aksidentet rrugore. Orët e vona të mbrëmjes së të shtunës efektivët zbarkuan në një nga diskotekat më të frekuentuara të qytetit bregdetar.

Të pranishmit e shumtë në diskotekë që ishin kryesisht të rinj u suprimuan kur efektivët e policisë shkuan drejt skenës duke ia marre vendin këngëtares Dafina Zeqiri që performonte në klubin e natës. Ata kërkuan me mirësjellje të ndërpritej pak muzika pasi dëshironin të përcillnin një mesazh sensibilizues për të rinjtë dhe veçanërisht drejtuesit e mjeteve.