Policia nuk është ‘demoni’ i shoqërisë shqiptare! 24 policë shkelës në dhjetor, eksperti i kriminalistikës: Raste të izoluara

Polici i Dibrës Arbër Sula nuk e përdori armën e shërbimit për sigurinë publike, por pas sherrit banal në një market më 14 dhjetor vrau Jurgen Dukën. Pak ditë më vonë një tjetër polic në Tiranë u arrestua për dhunë në familje. Dy të Rrugores u pezulluan pasi ndikuan në ndryshimin e fajit të një rasti aksidenti.

Në një raport të publikuar nga SHÇBA thuhet se ka 19 referime në prokuroritë e  vendit, për 24 policë shkelës të ligjit për dhjetorin. Eksperti kriminalist Artan Rexhepi i konsideron rastet të izoluara dhe problemi sipas tij nuk janë policët në administratë.

“Policia nuk është pjesa më e keqe e administratës shqiptare. Një polic i ashtëquajtur i korruptuar që të merr një 5 mijë lekësh të vjetër në rrugë, nuk është baraz me një nëpunës civil që të ka në dorë pronën. Nëse një punonjës policie të çfarëdolloj grade i përmend SHÇBA, e ka frikë nëse shkel ligjin. Nëse ia përmend një nëpunësi civil Auditin, për shembull, as nuk tronditet fare”, thotë Rexhepi.

Efektivët e policisë që tundohen të merren me punë të pista e bëjnë edhe nga nevoja dhe pagesat e ulëta.

“Normalisht duhet të kenë shpërblime më të larta. Ka njerëz prototipa që janë të korruptuar dhe sado t’a shpërblesh ai do vijoj të kërkoj. Një njeri që është në nevojë ti e tundon duke mos e shpërblyer aq sa duhet”, shton eksperti Rexhepi.

Nëse ata që favorizojnë kanabisin herët apo vonë bien në rrjetën e drejtësisë, Rexhepi ngre një tjetër shqetësim.

“Problemi më i rëndësishëm është të mos bëhen palë në rastet e konflikteve ndërmjet palëve. Kjo është më shumë, pasi çështja e trafiqeve pastaj, dikur do të ngecin në rrjetat e drejtësisë”, përfundon eksperti Artan Rexhepi.

Pjesa më e madhe e policëve akuzohen për shpërdorim detyre, kanë favorizuar kultivimin e lëndëve narkotike, dhunë në familje e vepra të tjera. Sipas SHÇBA-së, në dhjetor 3 punonjës policie u arrestuan në flagrancë, 11 janë në masën “arrest me burg”, 7 të pezulluar dhe 3 u lanë nga gjykatat në “detyrim paraqitje”.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fdxsz: 25/01/2022 15:50

    policia ka marre fund, thjesht nuk eshte varrosur.. nese nuk ndryshohet gjithe kupola drejtuese deri tek nenkomisari i fundit, nuk ka shprese..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj