'Xhisiela', Policia nuk jep pamjet e kamerave të Fushë Krujës: Janë në Prokurori (Shkresa)

Në 9 tetor, kur Report TV po e pyeste kryeministrin mbi çështjen e nxehtë “Xhisiela”, kreu i qeverisë preferoi ta hidhte topin në portën e medias.

Mos tundni dybekun në kazan. Po të bëni gazetari, i jepni përgjigje shumë thjesht këtyre pyetjeve Njëra palë thotë kështu, pala tjetër thotë ashtu. Po ju ku jeni? Ju jeni tavolina që jepni mundësinë për të luajtur ping-pong. 

Edi Rama, kryeministër

Pas kësaj, Report TV, referuar ligjit për të drejtën e informimit si dhe deklaratave publike të kryeministrit, ju drejtua me një shkresë zyrtare Policisë së Shtetit, duke i kërkuar të na vendoste në dispozicion kamerat e sigurisë në Komisariatin e Fushë-Krujës për datën 21 korrik 2018, ditë kur ish oficeri i policisë Emiljano Nuhu pretendon se është kërcënuar në zyrën e tij me armë në kokë nga vëllai i deputetit Rrahman Rraja dhe se i pranishëm ka qenë dhe Taulant Balla dhe Artur Bushi.

Përgjigja e zëdhënësit të Policisë së Shtetit nuk vonoi. Gentian Mullai thotë në përgjigjen e tij se nuk mund të japë pamjet e kërkuara.

''Në lidhje me kërkesën Tuaj, për t’ju vënë në dispozicion pamjet e kamerave të sigurisë të Komisariatit të Fushë Krujës, të datës 21 korrik 2018, ju informojmë se pamjet filmike ndodhen në dosjen hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këto pamje janë pjesë e kësaj dosje hetimore dhe si të tilla janë në administrim nga Prokuroria'' thuhet në përgjigjen e Policisë së Shtetit për Report TV

Kjo përgjigje vjen një ditë pasi kryeministri Rama publikisht kishte qortuar policinë që nuk ja tregoi publikut pamjet e asaj që pretendohej se kishte ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut në komisariatin e policisë së Fushë Krujës. 

Përgjigja e policisë së shtetit për gazetaren e Report TV, Esiona Konomi

Pse ju mohua publikut shqiptar e drejta për të parë të vërtetën në kamerat e komisariatit lidhur me të gjithë skenën e fantazuar nga shpifësi nën uniformë.

Edi Rama, kryeministër

Në disa dalje mediatike, Rama thotë se ai vetë i ka parë pamjet dhe as Balla e as ish polici Nuhu nuk kanë qenë në komisariat. Pyetja që ngrihet është: pse ato pamje që i sheh kryeministri nuk mund t’i shohë publiku? Në kohët e fundit kryeministri ka nisur një nismë kundër përhapjes të shpifjeve përmes mediave. Si duhet të veprojnë ata gazetarë profesionistë të cilët dëshirojnë të vërtetojnë faktet, nëse institucionet nuk bashkëpunojnë me ata? Një instrument i fortë kundër shpifjeve dhe fake news, është edhe t'i japësh gazetarëve akses më të madh ndaj dokumenteve që ndodhen në duar të institucioneve. 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 17/10/2018 15:32

    Transparenca ne informim lufton shpifjen dhe korrupsionin shteteror dhe rrit besimin dhe guwine e shtetit para popullit dhe medias

    Përgjigju
  • ilo: 17/10/2018 15:32

    NUK eshte pergjigje refuzuese, por nje pergjigje brenda ligjit mbi te cilin funksionon Policia e Shtetit.

    Përgjigju
    • ilo: 17/10/2018 16:34

      Menje fjale drejtojuni PRokurorise

  • Lavdosh: 17/10/2018 15:04

    Megithe respektin per punen qe beni, nje gje eshte universale: kur nje ceshtje eshte ne hetim, cdo prove administrohet nga Prokuroria dhe nuk duhet te behet publike. Cdo prove eshte per sallen e gjyqit. Vetem ne kete Albanistanin tone cdo prove e Prokurorise del ne publik!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja