TIRANË, 12 Prill/ATSH/- Arrestohet në flagrancë një shpërndarës i lëndëve narkotike , i dënuar më parë për "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike". Siç njofton zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Shtetit, gentian Mullai, specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 1 dhe 2, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Agim Hoxha, vjeç 41, banues në Tiranë, i dënuar për "Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike", pasi: Rreth orës 06.00, në bulevardin "Gjergj Fishta", në automjetin tip "Volsvagen",me targë AA 260 FJ, iu gjet dhe u sekuestruan 104.85 gr. lëndë narkotike e llojit Kokainë, si dhe gjatë kontrollit në banesë, iu gjet 1 pistolete TT, model 54, kalibër 7.62 mm, 1 krehër me dy fishekë, 2 kompjuter lab-top, 4 tableta potabel, 18 telefona celulare, 2 mjete dhe një shumë e konsiderueshme parash e eurosh, të cilat janë burim i aktivitetit kriminal.
Punohet për identifikimin e kapjen e bashkautorëve. Nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.
/y.pa/










