Policia: Para ligjit gjithë ndërtuesit 
pa leje në Vlorë dhe Sarandë

Policia: Para ligjit gjithë ndërtuesit <br />pa leje në Vlorë dhe Sarandë
VLORË - Duke vlerësuar si një nga problematikat kryesore të qarkut Vlorë edhe ndërtimet pa leje Drejtoria e Policisë së Qarkut gjatë viteve 2012-2013 ka referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Sarandë dhe Vlorë rreth 250 raste të ndërtimeve pa leje, ka bërë dokumentimin e plotë ligjor për të gjitha këto raste, ku vlen të përmendet operacioni i vitit 2012 dhe vazhdimi në vitin 2013 për evidentimin dhe dokumentimin ligjor të të gjithë subjekteve që kanë ndërtuar mole në qarkun e Vlorës.
 
Për çdo mol të ndërtuar është bërë identifikimi i plotë i personave që e kanë ndërtuar atë, është dokumentuar aktiviteti i paligjshëm, si dhe janë dërguar materialet në Prokurori për operatorët privatë, që kanë kryer ndërtime pa leje, si dhe për nëpunësit e agjencive ligjzbatuese, që kishin për detyrë të parandalonin ndërtimin e këtyre moleve dhe ndërtimeve të tjera pa leje.
 
Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë ka ngritur një Taskë-Forcë të posaçme me specialistët më të mirë të Hetimit të Krimit dhe Krimit Financiar dhe paralajmëron çdo individ që do të kryejë ndërtime pa leje se do të përballet me forcën e ligjit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!