Policia paralele Serbe, dhunon studentët serbë në veri

Policia paralele Serbe, dhunon studentët serbë në veri
Policia serbe është aktive brenda territorit të Kosovës, saktësisht në veri.

Sot, në orët e mengjesit, pjesëtarët e Ministrisë së punëve të Brenshme serbe të njohura si MUP, bashkë me rojet e barrikadës, tek shkolla e mesme teknike, në veri të Mitrovicë kanë rrahur dhjetëra student serbë të Universitetit paralel të Prishtinës, në veri të Mitrovicë, ndërsa më pas kanë dëmtuar disa autobusë.

Studentët serbë dhe boshnjakë janë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi. Ata janë rrahur nga policia serbe me rroba civile për shkak se nuk kanë dashur t’i mbrojnë barrikadat në Zveçan dhe Rudare. Studentët ishin duke ikur me autobus nga Mitrovica për në shtëpitë e tyre.

“Ishin 5 autobusë  me targa 06 - RKS, përplot me studentë të organizuar për tu kthyer nëpër shtëpitë e tyre janë rrahur në mënyrën më brutale të mundshme nga pjesëtar të MUP-it, të cilët fillimisht kanë thyer xhamat e autobusëve e më pas kanë konfiskuar çelësa e autobusëve dhe kanë rrahur studentët”, thone dëshmitarët nga veriu i qytetit të Mitrovicës.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë asnjë detaj, por as KFOR dhe EULEX që kanë përgjegjësinë për rend, siguri dhe ligj.
Dje, në veri të Kosovës ishte gjendje e tensionuar, kur KFOR-i ndërmori një aksion për heqjen e barrikadave ne fshatin Rudar te Zveçanit. Dy ushtarë të KFOR dhe tre qytetarë serbë mbetën të plagosur.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza