TIRANE- Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash për “Natën e Bardhë”. Festimet gjatë ditës dhe natës së 29 nëntorit do të vijojnë në disa sheshe dhe bulevarde të kryeqytetit, duke sjellë si nevojë është bllokimin e qarkullimit në disa segmente rrugore.

Kështu në planin e masave të hartuar nga policia e Tiranës, do të ndalohet qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga 17:30, ndërsa parkimi në po këtë bulevard do të jetë ndaluar nga ora 20:00.

Me qëllim sigurimin e rendit e qetësisë, menaxhimin e trafikut rrugor dhe zhvillimin normal të aktiviteteve të planifikuara, masat e policisë parashikojnë:

o        Nga ora 17.30 deri në orën 22.00 të datës 29.11.2013 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i tyre, në bulevardin “Deshmoret e Kombit” nga kryqëzimi i bulevardit “Bajram Curri” (nga Ura e Madhe e Lanes) deri tek kryqezimi i rruges “Ismail Qemali”.
 
o        Nga ora 20.00 e datës 29.11.2013 deri në orën 04.00 të datës 30.11.2013 do behet ndalimi i qarkullimit të mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i tyre në bulevardin “Deshmoret e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri tek kryqezimi i Presidencës, si dhe në rrugën “Ibrahim Rrugova” nga Kryqëzimi i bulevardit “Bajram Curri” (nga Ura e Taiëanit) deri në kryqezim me rrugën “Abdyl Frasheri” (libri universitar).

Ndërkaq, policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve në respektimin e këtyre kufizimeve.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)