Policia: Po na sulmojnë me molotov 300 persona në Dibër, jemi në rrezik, distancohuni!

Policia: Po na sulmojnë me molotov 300 persona në Dibër, jemi në rrezik, distancohuni!


Policia e Shtetit deklaron se rreth 300 persona po sulmojnë me kapsolla dhe bomba molotov për të depërtuar brenda KZAZ-së, ndërsa po rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë. Në njoftim theksohet se po shkojnë përforcime nga Tirana për të bërë të mundur arrestimin e tyre.

"Nisur nga situata e krijuar në KZAZ-n Nr. 19 në Dibër, ku  rreth 250 - 300 persona po vijojnë të sulmojnë punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambjenteve të KZAZ-s, Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve që të distancohen menjëherë dhe të ndalojnë sulmin mbi forcat e rendit, pasi po rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë.

Në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale, të cilat do të bëjnë ndalimin e personave përgjegjës me qëllim përballen e tyre me ligjin. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur objektet zgjedhore dhe do t'i përgjigjet me ashpërsinë e ligjit çdo sulmi ndaj punonjësve të Policisë dhe objekteve zgjedhore" deklaron policia.


Lajmi kryesor:

PD tenton të futet në KZAZ-në e Dibrës, lëndohen 6 efektivë dhe 14 protestues, policia gaz lotsjellës (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë