Militantët e Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme sulmuan policinë duke tentuar që të futen në KZAZ-në nr. 19 në qytetin e Dibrës, që ndodhet në palestrën e shkollës së mesme "Nazmi Rushiti". Tensioni dhe përplasja zgjatën disa minuta, pasi protestuesit demokratë sulmuan efektivët duke detyruar policinë që të hedhë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Policia akuzoi se u sulmua nga 300 persona, ndërsa u bëri thirrje organizatorëve që të distancohen, pasi po rrezikonin jetën e punonjësve. Ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj akuzoi direkt opozitën për sulmin. "Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit!" shkruan ai.
Nga përplasja dhe gati lotsjellës, 15 protestues dhe 6 policë morën ndihmë në spital.Shqiptarja.com kontaktoi me sekretarin e KZAZ-së nr. 19 në Dibër, Jeton Borishi pas incidenteve dhe përplasjeve mes militantëve të PD-së me policinë. Ai tha se 'Sapo kam ardhur, pasi isha në një trajnim në Tiranë dhe tani po kaloj këtu. Po shikoj që nuk janë futur brenda protestuesit" deklaroi ai. Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme u sulmua KZAZ-ja në Bushat të Vaut të Dejës.
Nga përplasja dhe hedhja e gazit lotsjellës në Dibër, jashtë ambienteve të shkollës ku është vendosur KZAZ-ja mësohet se 15 protestues dhe 6 efektivë policie kanë marrë ndihmë në spital.
Policia e Shtetit deklaron se rreth 300 persona po sulmojnë me kapsolla dhe bomba molotov për të depërtuar brenda KZAZ-së, ndërsa po rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë. Në njoftim theksohet se po shkojnë përforcime nga Tirana për të bërë të mundur arrestimin e tyre.
"Nisur nga situata e krijuar në KZAZ-n Nr. 19 në Dibër, ku rreth 250 - 300 persona po vijojnë të sulmojnë punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambjenteve të KZAZ-s, Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve që të distancohen menjëherë dhe të ndalojnë sulmin mbi forcat e rendit, pasi po rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë.
Në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale, të cilat do të bëjnë ndalimin e personave përgjegjës me qëllim përballen e tyre me ligjin. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur objektet zgjedhore dhe do t'i përgjigjet me ashpërsinë e ligjit çdo sulmi ndaj punonjësve të Policisë dhe objekteve zgjedhore" deklaron policia.
Në Kukës është mbajtur në mbrëmje një protestë kundër kryeministrit Edi Rama dhe procesit zgjedhor të 30 qershorit, por nuk janë shënuar incidente. Qytetarët, simpatizantë të PD-së bënë thirrje kundër votimit në 30 qershor, duke thënë se kryeministri Rama është hajdut i zgjedhjeve. "Mos u bënë pjesë e krimit, e duam Shqipërinë si gjithë Evropa pa vota të vjedhura", thërritën zyrtarë të PD-së me megafon në një marshim protestë në qytetin e Kukësit, pranë KZAZ-së numër 11.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kukësit, Arif Rexhmati tha se zgjedhje me 30 qershor nuk ka. "Nga nesër nuk flet politika, por do flasin qytetarët e Kukësit", tha Rexhmati.
Shqiptarja.com kontaktoi me sekretarin e KZAZ-së nr. 19 në Dibër, Jeton Borishi pas incidenteve dhe përplasjeve mes militantëve të PD-së me policinë. Ai tha se 'Sapo kam ardhur, pasi isha në një trajnim në Tiranë dhe tani po kaloj këtu. Po shikoj që nuk janë futur brenda protestuesit" deklaroi ai.
Militantët e Partisë Demokratike kanë sulmuar policinë duke tentuar që të futen në KZAZ-në nr. 19 në qytetin e Dibrës, që ndodhet në palestrën e shkollës së mesme "Nazmi Rushiti". Protestuesit demokratë kanë sulmuar efektivët duke detyruar policinë që të hedhë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Përplasja ka zgjatur për disa momente, ndërsa pas hedhjes së gazit lotsjellës janë shpërndarë, por situata vijon që të jetë mjaft e tensionuar. Militantët e PD-së shprehen të vendosur për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve. Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme u sulmua KZAZ-ja në Bushat të Vaut të Dejës.
Sërish në Shkodër. Në KZAZ-në numër 2 në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi" anëtarët e KZAZ-së nuk janë lejuar të futen brenda për të marrë disa materiale zgjedhore që kishin mbetur brenda këtyre ambienteve në administrim të bashkisë së Shkodrës drejtuar nga Voltana Ademi. Kujtojmë se materialet e votimit janë zhvendosur më herët nga kjo KZAZ për shkak të përplasjeve të mëparshme, dhe u zhvendosën në ambientet e Shkollës Industriale "Arben Broci. Policia bashkiake ka ndaluar anëtarët e KZAZ, ku raportohet se ka patur përplasje pasi anëtarët socialistë të KZAZ-së kanë tentuar të marrin materialet e mbetura zgjedhore brenda Pallatit të Sportit. 5 persona janë shoqëruar nga policia e Shkodrës për përplasjen mes policëve bashkiakë që me urdhër të Voltana Ademit, siç ajo është shprehur edhe më herët ka deklaruar se nuk do të lejojë askënd të futet në ambientet e KZAZ-ve, dhe anëtarëve të KZAZ. Si pasojë e përplasjes qepenat e pallatit të sportit janë dëmtuar.
Për këtë incident të ndodhur, Partia Socialiste dega e Shkodrës, tha se "gjithçka është provokuar nga Bashkia Shkodër kundër procesit zgjedhor me synim pengimin e qytetarëve për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votimit".
Një paradoks ky sipas PS-së, pasi Bashkia Shkodër kundërshtoi veten me dy urdhra, ku në të parin urdhëroi tërheqjen e materialeve zgjedhore duke kërkuar lirimin e ambienteve që ajo ka në administrim, dhe me të dytin pengoi anëtarët e KZAZ-së në tërheqjen e materialeve.
"Partia Socialiste distancohet, dënon aktet e dhunës si dhe i bën thirrje autoriteteve përkatëse të hetojnë deri në fund ngjarjen dhe të vejnë para drejtësisë personat përgjegjës", thuhet në një reagim të PS-së dega Shkodër.
Ndërkohë nga ana e saj, Bashkia e Shkodrës thotë flet për dhunë që persona vandalë siç ajo shprehet, kanë ushtruar edhe ndaj policisë bashkiake edhe asaj të Shtetit. Sipas Voltana Ademit, kryebashkiakes së PD-së, këto sulme frymëzohen nga deklarimet e qeveritarëve në Tiranë.
"Persona vandalë janë përleshur me punonjës të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, të cilët së bashku janë përpjekur të ndalojnë këta dhunues të pronave të qytetarëve shkodranë. Këta persona, kanë thyer tarabën e jashtme metalike dhe më pas kanë shpërthyer derën duke u futur në ambjentet e brendshme. Ka qenë një veprim banditesk, i cili nga sa mund të kuptohet deri tani, frymëzohet edhe nga deklarimet e papërgjegjëshme të qeveritarëve në Tiranë. Vandalët që kanë dhunuar ndërtesën, pasi janë futur brenda saj, kanë nxjerrë materiale të cilat duhet të gjenden dhe të rikthehen aty nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese. Nga ana e saj, Bashkia e Shkodrës ka ofruar të gjithë bashkëpunimin e duhur për gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë një minutë e më parë. Për këtë, kemi vënë në dispozicion të gjitha regjistrimet kamerat e sigurisë në ambientet e ndërtesave në pronësi e administrim të saj", thuhet në një reagim të Bashkisë Shkodër.
Në përfundim, Bashkia e Shkodrës thekson se "jemi të vendosur të mbrojmë si deri më tani, të gjitha pronat e Bashkisë së Shkodrës përballë çdo individi apo institucioni që mund të përpiqet ti dhunojë. I kërkojmë Policisë së Shtetit, të kryejë misionin e saj kushtetues të mbrojtjes së pronës, qetësisë dhe rendit si detyra kryesore me të cilën e ngarkon Kushtetuta dhe ligjet e vendit".
Kujtojmë se bllokimi i qendrës së KZAZ nr.2 në Shkodër ka ardhur që më 18 qershor, ku policia bashkiake me urdhër të Voltana Ademit dhe me mbështetje të militantëve të PD nuk lejuan që anëtarët e KZAZ të futen në ambjentet e brendshme. Ndërsa nga ana tjetër në qendrën nr.3 të vendosur në shkollën 'Shejnaze Juka', militantët e PD i vunë flakën ambienti ku ishin materialet zgjedhore. Bashkë me ta ka qenë edhe ish-deputeti Bardh Spahia, i cili u arrestua nga policia dhe për të u dha masa arrest shtëpie. Pas këtyre incidenteve KZAZ u zhvendosën në ambientet e Shkollës Industriale "Arben Broci, ku u shpërndanë edhe fletët e votimi. Ndërkohë që vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale, opozita vijon të bëjë thirrje për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve.
Partia Demokratike në Kukës paralajmëron se mbrëmjen e sotme në orën 19:30 do të zhvillojë një protestë në sheshin kryesor të qytetit, ku është e vendosur edhe KZAZ në Kukës.
Sipas kreut të PD, Arif Rexhmati, PD do të protestojë për të pamunësuar zgjedhjet pa opozitën. Në deklaratën e PD thuhet se është në mbrojtje të Kushtetutës dhe zbatim të presidenit për të mos lejuar votime farsë.
Rexhamti thotë se PS në Kukës nuk duhet të detyrojë administratën shtetërore për pjesëmarrje në zgjedhje.
Protestuesit MBESHTETIN DEKRETIN E PRESIDENTIT SKA ZGJEDHJE ME 30 qershor
PërgjigjuKur flasin keta te PD per vota te vjedhura.me vjen te qesh se hiqen si te virgjer.
Përgjigjuhaxhi qamilat e shqiperise!!!shtypini muteri..ne.edhe malok edhe koktrash ku ti pranoje europa keta lloj dykembshash.vul te kuqe ne pashaport per 10 vjet jo usa jo be
Përgjigjupaskan shperthyer kopshtin zoologjik
PërgjigjuTalebana popull qorrash
Përgjigju