Policia e Shtetit ka publikuar masat e ndërmarara për ndeshjen eleminatore të Europianit mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila do të zhvillohet në Shkodër të premten në orën 20:45. Blutë njoftojnë se të gjithë rrugët rreth e qark stadiumit “Loro Boriçi” do të bllokohen si dhe do të përdoren disa të tjera për parkimin.
Njoftim për shtyp
Më datë 22.03.2019 ora 20.45 në qytetin Shkodër, do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit, e vlefshme për eliminatore të “EURO 2020”, ndërmjet përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Turqisë, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.
Në kuadër të planit të masave të marra nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, duke synuar një mbarëvajtje të aktivitetit sportiv.
Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë qytetarët e qytetit Shkodër tifozerinë vendase dhe tifozeritë e ardhur nga Turqia, dhe treva të tjera, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” se, DVP Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë disa masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon:
-Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimor.
-Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:
▪ Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.
▪ Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”.
▪ Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.
▪ Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore.
-Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
-Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj.
-Në aksin bulevardi “Zogu i Parë" (ose sheshi Parrucë deri tek "Ish 5-Heronjtë"), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
-Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 10.00 deri në ora 24.00.
-Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10.00 deri në orën 24.00.
-Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10.00 deri në orën 24.00.
-Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:
"Xhabije - Parrucë"
"Sheshi 2 Prilli - Parrucë"
"Kryqëzimi i ish degës - Ish 5-Heronjtë"
"Kryqëzimi i Rusit - Ish 5-Heronjtë".
-Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20.45 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17.00.
-Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.
-Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 14.00.
-Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin komunitetit shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë.
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin.
Budalliqe dhe neveri me te detyru me hy ne stadium ne oren 17 deri ne oren 21 i thone 4 ore me lujt mensh e me te hum durimi,atehere me ken rehat shihe ne TV,por keto veprime nuk ja u bajn Italiant as Greket qytetareve te vet,e kthejn sikur te jete neshje ushtarake,atehere kusurin e merrni neser me stadiumin bosh ma pak apektatore e ma pak entuziazem.
Përgjigju