Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 17 shoferë u arrestuan, mbi 12 mijë gjoba dhe 30 automjete të bllokuara

TIRANË - Policia Rrugore ka publikuar bilancin e masave administrative, procedimeve por edhe arrestimeve të kryera përgjatë periudhës 07.04.2024 - 13.04.2024, ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.

Blutë sqarojnë se 17 shoferë janë arrestuar për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, si dhe janë vendosur 12,122 masa administrative.

Ndër të tjera, Rrugorja bën me dije se 30 automjete janë bllokuar

Bilanci javor i Policisë Rrugore të Tiranës: 

Arrestime dhe procedime penale:

17 persona u arrestuan për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.

6 të dehur u arrestuan për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

2 u arrestuan për drejtim mjeti pa leje drejtimi

2 për drejtim mjeti nën ndikimin e lëndëve narkotike.

1 për shkelje të rregullave te qarkullimit, që rezultoi në aksident.

u proceduan për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë.

Masat administrative:

Gjithsej 12,122 masa administrative u vendosën këtë javë.

74 për xhama të zinj.

741 për shpejtësi mbi limitet e lejuara.

343 për parakalime të gabuara.

356 për përdorim celulari gjatë drejtimit.

703 për mosvendosje të rripit të sigurimit.

435 për mosvendosje të kaskës.

556 për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

37 për mosrespektim të ndalesës “Stop”.

95 për sjellje të gabuar të këmbësorëve në rrugë.

7,744 për qëndrim të gabuar.

1,078 të ndryshme.

63 masa administrative parashikuan pezullim të lejedrejtimit, me opsion konvertimi në gjobë të dyfishtë.

Bllokime të automjeteve:

30 automjete u bllokuan:

2 me targa të huaja për verifikim të trafiqeve të paligjshme.

10 për detyrime të palikuiduara.

4 për mungesë dokumentacioni.

14 u spostuan me mjet ngritës.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fred: 14/04/2024 16:36

    Mjaft me arrrestime, hiqini patentat, sekuestroni makinat, sidomos perseritesve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21