Policia rrugore kontrolle në Fier, brenda një jave u pezulluan 160 leje drejtimi, 157 prej tyre për tejkalim shpejtësie! 5 shoferë të arrestuar
Pamje nga aksioni i policisë
Policia rrugore në Fier ka kryer kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë, dragerat, kamerat dhe makinat inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Kontrollet janë kryer me qëllimin parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Sipas policisë gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 160 leje drejtimi, nga të cilat 157 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 3 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 1 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas të mitur për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 161 drejtues.
Janë ndëshkuar 330 drejtues mjetesh për parakalime të gabura.
284 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
38 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
1025 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.
Policia e Rrugore e Fierit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.8%
-
Të gabuar
14%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6367
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Fier- Lushnjë/ Makina e forcave ‘Shqiponja’ përplaset me barrierën ndarëse (VIDEO)
22 Dhjetor, 12:23
-
3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit
21 Dhjetor, 12:00
-
Fier/ Morën zhavorr në Lumin e Vjosës, Prokuroria dërgon për gjykim 3 persona
21 Dhjetor, 10:31
-
‘Bankers’ investoi 10 milionë USD për komunitetin në 15 vite! Xiao: Përmirësojmë jetën e banorëve në Patos-Marinzë
20 Dhjetor, 17:17
-
Aksident në Lushnjë, një shofer i plagosur nga karambolimi i dy mjeteve! Shkak dyshohet shpejtësia e veturës
20 Dhjetor, 14:26
-
Fier/ Mashtrim, përndjekje, vjedhje dhe aksident, 4 persona të arrestuar, një në kërkim dhe një tjetër nën hetim! (EMRAT)
20 Dhjetor, 13:45
-
Lushnjë/ ‘Benzi’ përplas 66-vjeçarin me motor në aksin Fier-Shegan - Krutje (EMRI)
19 Dhjetor, 17:50
-
AKU/ 20 ton mandarina do të asgjësohen në Divjakë
19 Dhjetor, 16:37
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor, 21:12
-
Qeveria i jep OK kompanisë greko-shqiptare për ndërtimin e termocentralit në Roskovec! Mes përfituesve, edhe Bashkim Ulaj, botues pranë Sali Berishës
18 Dhjetor, 18:22
-
Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’
18 Dhjetor, 15:36
-
Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)
18 Dhjetor, 14:40