Komisariat i Policisë Rrugore në Tiranë ka hartuar një seri masash për të normalizuar trafikun e rënduar në kryeqytet. Kështu, për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, policia e kryeqytetit vijon punën mbi vendosjes e masave administrative.
Kontrollet e zhvilluara nga policia synojnë zbatimin me rigorozitet të sinjalistikës rrugore, vendosjen e rripave të sigurimit, mospërdorimin e celularëve përgjatë drejtimit të mjetit, parkim të gabuar apo parkim dysh, shkelje të Kodit Rrugor.
Vetëm në një muaj, duke filluar nga data 1 shtator deri në 1 tetor, policia rrugore ka arrestuar 85 drejtues mjeti, ka pezulluar 388 leje drejtimi si edhe 887 makina janë bllokuar për mosplotësim të dokumentacionit.
Sipas drejtorit të Komisariatit Policisë Rrugor në Tiranë, Besmir Qibini, penalizimet për drejtuesit e mjeteve kanë ardhur sepse janë shkelur rregullat e qarkullimit rrugore.
Ndërkaq, për të rritur sigurinë në shkollat publike në kryeqytet, Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë hartuar një plan-masash për dislokimin e një patrulle rrugore pranë çdo shkolle.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO