Policia serbe arreston dy
policë kosovarë në Merdarë
Policia serbe ka arrestuar sot dy policë kosovar (foto) në pikën kufitare të Merdarit. Lajmi fillimisht u bë i ditur nga ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, dhe është konfirmuar edhe nga homologu i tij kosovar Bajram Rexhepi.
BEOGRAD/PRISHTINE - Policia serbe ka arrestuar sot dy policë kufitarë të Kosovës në pikën kufitare të Merdarit. Lajmi fillimisht u bë i ditur nga ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, dhe është konfirmuar edhe nga homologu i tij kosovar Bajram Rexhepi.
Sipas Daçiç, arrestimi i dy policëve kosovarë ka ndodhur rreth orës 10:30. Ata ishin të armatosur me dy pushkë automatike, dy pistoleta dhe aparatura speciale për matjen e largësisë.
Ata quhen Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, tha Daçiç në një konferencë për shtyp.
Sipas ministrit serb, dy policët kosovarë kishin kaluar kufin dhe ndodheshin në territorin serb.
Daçiq ka thënë se armët që kanë poseduar dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës paraqesin shkelje drastike të marrëveshjes ushtarako-teknike, të nënshkruar në Kumanovë, më 1999.
Fotografia që shoqëron lajmin u publikua nga Daçiç gjatë konferencës për shtyp së bashku me disa foto tjera ku shfaqin policët e Kosovës të shtrirë përdhe, te lidhur me pranga dhe të çarmatosur. Në foto shihet edhe xhandarmëria serbe e maskuar, e cila pasi që kishte prangosur policët e Kosovës kishte drejtuar edhe tytat e pushkëve në kokat e policëve kosovar.
Gjithashtu, Ministri i brendshëm Bajram Rexhepi i konfirmoi RTK-së arrestimin e dy policëve të Kosovës nga policia e Serbisë.
Rexhepi tha se janë duke marrë shpjegime se si ka ndodhur rasti. Deri tani janë duke i vërtetuar informacionet nëse policët kosovarë, të arrestuar, e kanë tejkaluar brezin e gjelbër të kufirit.
Rexhepi nuk dha më shumë detaje për rastin dhe tha se janë duke u marrë intensivisht për ta sqaruar rastin.
Autoritetet policore janë të rezervuara për të dhënë informacione shtesë për rastin.
/rg/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5974
Lajme të tjera
-
Zyrtare: UEFA fillon hetimet kundër Barcelonës, rrezikohet përjashtimi nga Champions League
23 Mars, 14:27
-
Me ftesë të Begajt, presidenti i Austrisë vizitë treditore në Shqipëri! Do të pritet me ceremoni shtetërore
23 Mars, 14:24
-
Dosja 'Gërdeci'/ Shtyhet sërish seanca paraprake për Mediun! GJKKO s'pranon familjarët e viktimave si palë në çështje
23 Mars, 14:21
-
Zgjedhjet vendore, sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së mbërrin nesër në Tiranë, pritet të takohet me Begajn, Ramën e Xhaçkën
23 Mars, 14:18
-
Rama-britanikëve: Ashtu si ju nuk jeni vetëm 'Mr. Bean', as ne nuk jemi vetëm 'Taken'
23 Mars, 14:12
-
KAS rrëzon sërish Berishën, nuk pranon kërkesën për pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt
23 Mars, 14:12
-
Ankimimi i Berishës për vendimin e KAS, Kolegji Zgjedhor e shqyrton çështjen më datë 27! Ja trupa gjykuese
23 Mars, 14:01
-
Kërkohet 'arrest shtëpie' për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës
23 Mars, 14:01
-
Keisi falenderon Zotin që u nda me Kristin: Më paska hapur sytë
23 Mars, 13:54
-
“Agjerimi kuron sëmundje? Nutricionisti Altin Joka tregon çfarë ndodh në trupin e agjeruesit dhe si duhet të ekuilibrojmë vaktet kryesore
23 Mars, 13:52
-
Ish presidenti i Kosovës mesazh për marrëveshjen e Ohrit: Dy shtetet kanë nevojë për qetësi, Shqipëria duhet ta ketë prioritet këtë çështje
23 Mars, 13:51
-
Credins Bank është zyrtarisht sponsor gjeneral i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar
23 Mars, 13:48