Policia serbe konfiskon abetaret
për nxënësit shqiptarë në Preshevë

Policia serbe konfiskon abetaret<br />për nxënësit shqiptarë në Preshevë
PRESHEVE- Policia serbe konfiskon librat në shqip që ishin dhënë dhuratë nga ministria e Arsimit e Kosovës për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Inspektoriati serb sekuestroi 5 mijë kopje libra mësimorë që ishin vendosur fillimisht në shkollën ”Zenel Hajdini”,  ” në fshatin Rainc të Preshevës që më pas prej aty të shpërndahen nëpër shkolla të tjera shqipe. Librat e hartuar sipas plan programeve të Kosovës dhe të shtypur nga botuesit kosovarë kanë qenë për nxënësit e klasës së parë, të dytë, të tretë dhe të katërt.
 
Ka përfunduar aksioni i Inspektoriatit serb në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Rainc të Preshevës duke konfiskuar të gjitha librat, rreth pesë mijë copa, që ishin të vendosur aty.
 
Raportohet se të gjithë librat sipas kryetarit të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafës janë dërguar në stacionin policor të qytetit të Preshevës. Përpos kësaj Drejtori i shkollës, Shukri Ymeri dhe sekretari i shkollës, Begzad Iljazi janë shoqëruar për në stacionin policor të Preshevës për tu intervistuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Të gjithë sektorët me mungesë stafi, shkak rënia e popullsisë dhe konkurrenca ndërkombëtare për punonjës të kualifikuar! BSH: Rritja e pagave duhet bërë bazuar në produktivitet

Të gjithë sektorët me mungesë stafi, shkak rënia e popullsisë dhe konkurrenca ndërkombëtare për punonjës të kualifikuar! BSH: Rritja e pagave duhet bërë bazuar në produktivitet