Policia serbe sulmohet në Luginë të Preshevës
Sipas policisë serbe, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është shtënë me refale automatiku mbi punktin policor në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit. Shqiptarët e quajnë tendencioze dhe fabrikim për përfitime elektorale.
BUJANOC - Sipas policisë serbe, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është shtënë me rafale automatiku mbi punktin policor në fshatin Dobrosin 17 km në perëndim të Bujanocit.
Sulmi sipas dëshmitarëve dhe banorëve ka zgjatur njëzet minuta në drejtim të pikë kontrollit kufitar serb, me ç’rast baraka e policisë dhe disa automjete të parkuara në afërsi kanë pësuar dëmtime serioze, ndërkohë që nuk mësohet për humbje në njerëz.
“Sulmi mbi policinë, respektivisht punktin policor, në orën 3:00, ishte akt terrorist”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Vranjës, Dragan Stamenkoviq, duke shtuar se në këto momente nuk është në gjendje të komunikojë të dhënë të tjera për këtë sulm, raportojnë mediet serbe.
Ky incident ka shkaktuar reagimin e përfaqësuesve politik dhe institucional të shqiptarëve të Luginës. Jonuz Musliu Kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, duke e gjykuar këtë incident e ka trajtuar si tendencë për përkeqësimin e gjendjes politike në mënyrë që politikan të caktuar serb të përfitojnë në
prag të zgjedhjeve presidenciale.
E kontaktuar për këtë rast, Policia e Kosovës nuk e ka pohuar dhe as mohuar këtë, duke thënë se bëhet fjalë për një shtet tjetër, andaj nuk janë të interesuar të japin asnjë koment.
/rg/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.4%
-
Të gabuar
27.2%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 1115
Lajme të tjera
-
Kaos në stadiumin Flamurtari, festa e legjendave për 100 vjetorin shtyhet me disa minuta
26 Mars, 13:31
-
Finlanda, vendi më i lumtur në botë ofron udhëtime falas për 10 njerëz me fat
26 Mars, 13:21
-
Marrëveshja me Serbinë, Kurti takim me Nikollën në Kuvend: Të vendosur për zbatimin e Planit Evropian, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës
26 Mars, 13:15
-
Fundjava me diell, dynden qytetarët drejt Vlorës! Ja cilat janë akset më problematike
26 Mars, 12:47
-
Veliaj: Piramida dhe Zona e Lirë Ekonomike në Kashar, mundësi të shkëlqyera për të rinjtë dhe bizneset
26 Mars, 12:47
-
Euro 2024/ Sonte Italia përballë modestëve të Maltës! Epoka e re e Spanjës nis me fitore, Kosova pranë mrekullisë
26 Mars, 12:27
-
Putin krahason NATO-n me Fuqitë e Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore: SHBA po krijon më shumë aleanca
26 Mars, 12:26
-
"Një ditë nga tmerri i çdo dite ": Ja si është një ditë e zakonshme për ushtarët në frontin e Ukrainës
26 Mars, 12:21
-
Putin: Po bashkëpunojmë me Kinën, por nuk është aleancë ushtarake! S'po mbajmë asgjë sekret, jem transparent
26 Mars, 12:15
-
Keisi përlotet para Luizit pas rrëfimit të Lorencit: Nuk kam qenë e lidhur! Do dal shumë e shëmtuar
26 Mars, 12:13
-
Begaj priti në takim Kurtin: Marrëveshja me Serbinë garanci për të paqen
26 Mars, 12:12
-
Lutja e Açkës e zhgënjimi i Kokalarit që hasen në shurdhërinë e Berishës
26 Mars, 12:06