Policia, shkarkohen 12 zv/drejtorë
ja emrat e oficerëve që largohen

Policia, shkarkohen 12 zv/drejtorë<br />ja emrat e oficerëve që largohen
TIRANE- Shkarkohen 12 zv/drejtorët e hetimit të Krimeve në drejtoritë e qarqeve. Burime të "A1 Report" bënë të ditur se urdhrat e shkarkimit të zv/drejtorëve janë firmosur paraditen e sotme.

Nuk dihen emrat e shefave të ri të hetimit të krimeve, ndërkohë që lajmi nuk është zyrtarizuar ende nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

RIKTHEHET NË POLICI, BILBIL MEMA
Rikthehet në Policinë e Shtetit Bilbil Mema, në postin e drejtorit të Drejtorisë së Studimeve Strategjike. Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme nga Drejtori i Policisë së Shtetit.

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit në vitet, 2000-2004, është rikthyer në këtë detyrë me gradën më të lartë operacionale, Drejtues i Parë.

Bilbil Mema është larguar nga policia me gradën më të lartë të kohës, Gjeneral, duke qenë i vetmi drejtues aktiv i uniformave blu që mbante këtë titull.  

NDRYSHIMET NE POLICINE E SHTETIT
Që nga ardhja në krye të Ministrisë së Brendshme të ministrit Tahiri, ndryshimet në Polici kanë filluar që nga kreu i saj: Si fillim, u largua Drejtori i Përgjithshëm Hysni Burgaj dhe në vend të tij u emëruar Artan Didi.  Hysni Burgaj u emërua Drejtor i Shkollës së Policisë.

Pas kreut, u ndryshuan Zv.Drejtorët e Përgjithshëm si dhe krerët e policisë në 12 qarqe; po ashtu, u shkri sektori i antikrimit ekonomik. Në një kah tjetër, nisi reforma edhe në Gardën e Republikës.

Zhvillimet në Polici do të vazhdojnë, pasi socialistët kanë njoftuar gjatë fushatës se do të ketë vetëm Polici Shteti dhe jo polici për çdo sektor apo fushë të ekonomisë.

ZËVENDËSDREJTORËT QË IKIN NGA DETYRA NË 12 QARQE
Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës Gëzim Ngjeçi.

Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit Erzen Cera.

Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Dibrës Albert Seferi.

Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit Artan Hasani.

Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit  Dorian Muça.

Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Fierit  Lorenc Meta.

Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës Ndue Doçi.

Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Korçës Ilir Gjoçi.

Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Kukësit Adriatik Tafçiu.

Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Lezhës  Ferdinand Mara.

Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Shkodrës Ilir Dedja.

Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës Artan Pjetërnika.

ZHVILLIME TE MEPARSHME

Shkrihet sektori i Krimit Ekonomik
Struktura e re e Policisë së Shtetit
Reformë në Gardën e Republikës dhe "Shqiponjat"
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë