Policia e Lezhës ka shkelur ligjin në arrestimin e një 17-vjeçari katër ditë më parë brenda një lokali në Shënkoll, pasi ju gjet në telefon e tij faqe me lotari sportive dhe gjatë kontrollit në banese një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak. Në këtë konkluzion ka dalë gjykata gjatë seancës gjyqësore, për caktimin e masës së sigurisë.

Pasi dëgjoi palët gjyqtari Artan Hajredinaj, pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë "Detyrim paraqitje", ndërsa e cilësoi të paligjshme arrestimin e 17-vjeçarit Orgito Hoxha. Sipas gjykatës nuk janë respektuar kushtet dhe kriteret e parashikuara në kodin penal për të miturit, duke mos njoftuar familjaret etj. Gjithashtu veprat penale për të cilët akuzohet i riu nuk parashikojnë dënim më shumë se 3 vite burg, ndaj nuk mund të mbahet në qeli.

Orgito Hoxha u prangos gjatë një operacioni blic të koduar "Last Game", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin ku ai qëndronte gjet në celularin e tij, faqe për lotari sportive. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë  ju gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.Për veprimtarinë e lojërave të fatit u procedua penalisht dhe pronari i lokalit dhe ndaj tyre u ngritën akuzat "Armbajtje pa leje", "Organizimi i lojërave të palejuara" dhe "Vënie në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara"