Vetëvrasja e një djali 13-vjeçar, u arrit të shmanget për shkak të guximit të një prej shoqeve të tij. Dhe e gjithë kjo do të ndodhte për shkak të një loje, e cila zhvillohej online mes të rinjve.
Loja në fakt ishte diçka tejet e thjeshtë mjaft tu përgjigjeshe disa pyetjeve. Problemi është se përgjigjet përcaktonin ndëshkimet trupore të personit që merrte pjesë. Djali 13 vjeçar i kishte pohuar shoqes së tij, se nëse nuk merrte pjesë në lojë, ai do të vetëvritej dhe për të bërë këtë gjë ai i kishte lënë 14 ditë afat asaj. "Luaj me mua dhe përgjigju mirë, ose do të vras veten", thuhej në mesazhin e tij.
Vajza e frikësuar foli me të ëmën dhe ajo përcolli alarmin policisë, duke nxitur ndërhyrjen e saj dhe kështu shpëtoi në kohë adoleshentin. Nëna e këtij të fundit e pranoi se I biri po kalonte një moment të vështirë ndërsa dukej vërtet i prirur drejt akteve të vetëlëndimit pikërisht në mënyrën dhe në harkun kohor që i kishte shkruar vajzës.
Policia konstatoi se 13-vjeçari, tashmë i ndjekur nga shërbimet sociale, ishte në të vërtetë i gatshëm për të lënduar veten. Rasti u raportua në shërbimet sociale dhe zyrën e prokurorit në gjykatën e të miturve në Milano.