TIRANE- S’kaluan as 2 javë qëkur Ministri I Brendshëm Saimir Tahiri takoi në Francë presidenten e INTERPOL-it dhe nga nesër Policia Shqiptare do të renditet e denjë pranë një prej agjencive ligjzbatuese më serioze dhe profesionale të botës, EUROPOL-it. Tahiri e quan këtë pragnënshkrim të marrëveshjes historike si “Momenti për cdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të qenë më krenarë por edhe më të vetëdijshëm për sfidat e të ardhmes”. Me siguri që ministri i referohet punës konkrete voluminoze të oficerëve të EUROPOL-it që ka evidentuar 4 mijë banda kriminale në Europë, me një xhiro vjetore prej 600 miliardë euro. Në fakt, ky është momenti kur politikisht qeveria shqiptare e ka mundësinë ta rendisë policinë e saj krah për krah Francës, Holandës, Italisë, etj, duke fituar kështu besimin e palëve bashkëpunuese.
Faktikisht, EUROPOL “se ka lëshuar dorën shpesh”, pasi marrëveshjet nënshkruhen vetëm mes 28 vendeve anëtare, porse Shqipëria përshkruhet si një ndër shtetet e vetme, ende joanëtare, të cilës i jepet kjo shkallë e lartë besimi, si në shkëmbimin e informacionit, ashtu edhe në pjesmarrjen direke në operacione me bazë të gjerë. Ky “përjashtim” ndodh në momentet kur Policia Shqiptare i ka dhënë provat e ruajtjes së konfidencialitetit, gjatë shkëmbimit të informacionit, në operacionet konkrete dhe aq më tepër muajt e fundit, rritja e profesionalizmit ndër eprorë, e ka forcuar këtë besim.
Me qindra operacione të përbashkëta me EUROPOL-in, organizoi në këto 20 vjet Policia e Shtetit, ku u kapën qindra trafikantë narkotikësh, armësh apo njerëzish si dhe u parandaluan qindra krime. Më i freskëti operacion i përbashkët ndërkombëtar është “Ellenica” më 21 tetor, ku u arrestuan 71 trafikantë droge, teksa një prokuror italian theksoi se “Ky aksion mund të quhet një anëtarësim në BE i vendeve të Ballkanit që bashkëpunuan në mënyrë korrekte”, ku padyshim Policia Shqiptare pati peshë specifike në shkatërrimin e këtij grupi që trafikonte drogë.
Ndërkaq, në operacionin “Eurocar-Albania”, në 1 tetorin e këtij viti u zhvilluan 5243 kontrolle mjetesh dhe u gjetën 22 makina të vjedhura, ku blutë tanë u ndihmuan nga EUROPOL, EUROJUST dhe FRONTEX. Kur takoi presidenten e INTERPOL, Mireille Ballestrazzi, ministri Tahiri i tha se për 2 muaj u kapën 38 persona në kërkim. Sfidat për policinë shqiptare, pas nënshkrimit të marrëveshjes, mbeten ulja e flukseve për azil, lufta ndaj narkotikëve, armëve, trafikut njerëzor dhe shkëmbimi i informacionit për evientitimin e elementëve me rrezikshmëri terrorizmi. Kreu i Europolit, Rob Ëainëright thotë se “Falsifikimi i ushqimeve, rrobave, kozmetikës dhe cigareve, kanë arritur përmasa gjigante, me vlerë rreth 8 miliardë euro”.
EUROPOL: Fluks kosovarësh për në Europë
Më 5 dhjetor EUROPOL publikoi skemën e emigracionit ilegal të kosovarëve. Në raport thuhej se “Grupet e krimit të organizuar në Kosovë përdorin makina vetjake për të kontrabanduar emigrantët në grupe të vogla, në intervale të shpeshta, ku korruptojnë rojet kufitare. Dokumentet e falsifikuara i lejojnë këta emigrantë të parregullt të të hyjnë në BE. Vendet e destinacionit janë Zvicra, Britania e Madhe, Franca dhe Italia”. Europol ka lidhje direkte me Njësitë Kombëtare, të bazuara në 28 shtetet anëtare të BE-së. Ky shkëmbim i përhershëm i komunikimit dhe të dhënat penale janë të mundura në sajë të Byrove Ndërlidhëse, të vendosura në shtabin e EUROPOL-it.
Rrjeti unik ka 145 oficerë Ndërlidhjes (ELOS) dhe luan një rol të rëndësishëm në aktivitetet e përditshme të zbatimit të ligjit duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit, si dhe sigurimin e mbështetjes dhe koordinimit për hetimet në vazhdim. Përveç koordinimit të informacionit, sigurohet ekspertizë dhe mbështetje teknike për hetimet dhe operacionet në kuadër të BE-së, si dhe gjenerohen raporte strategjike (p.sh vlerësimet e kërcënimeve ) dhe analizohen krimet në bazë të informacionit dhe inteligjencës, të furnizuara nga Shtetet Anëtare ose të mbledhura nga burime të tjera.
Shkrimi u publikua sot (08.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com