Policia: Situata e rrugëve
për ditën e sotme

Policia: Situata e rrugëve<br />për ditën e sotme
Nisur nga përkeqësimi i motit, Drejtoria e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka marrë masa për vënien në efiçencë të plotë të shërbimeve të policisë rrugore në të gjithë vendin. Policia e Shtetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, porosit përdoruesit e rrugës që të tregohen të kujdesshëm, si dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore.

Nga informacionet e marra nga shërbimet e Policisë Rrugore për ditën e sotme rezulton:


- Në Kukës: aksi rrugor Topojan–Shishtavec është i pa kalueshëm dhe po punohet për pastrimin e këtij aksi. Ndërkohë akset rrugore Topojan–Kukës, Ujmisht–Lusen–Bushtricë-Kala Dodës në drejtim të Peshkopisë, si dhe aksi Shëmri–Qafë Shllak janë të kalueshme me zinxhirë. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe për pasojë në disa segmente rrugore ka edhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

- Në Dibër: akset rrugore Peshkopi- Sllovë– Kala e Dodës në drejtim të Kukësit dhe Reç– Zall Dardhë–Arras–Muhurr–Peshkopi janë të kalueshme me zinxhirë me vështirësi pasi ka dhe shtresa akulli. Ndërkohë akset Bulqizë–Shupenz–Ostren, Steblevë–Librazhd dhe Krastë–Bulqizë janë të kalueshme me zinxhirë. Është i pakalueshëm aksi Arras – Lurë dhe vazhdon puna për pastrimin e këtij aksi. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta, në disa segmente ka dhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

- Në rrethin e Malësisë së Madhe, ka dëborë në zonat e thella. Në aksin Koplik–Razëm, Bogë–Theth, Selcë–Vermosh, në të cilat paraqiten vështirësi për shkak të dëborës, lëvizet me zinxhirë dhe po punohet për pastrimin e tyre.

- Në rrethin e Pukës: akset Fushë Arrës–Qafë Mali- Qafë Shllak dhe Qafë Mali–Dardhë janë të kalueshme me zinxhirë. Po ashtu Aksi Fushë Arrës–Iballë është i kalueshëm me zinxhirë. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

- Në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, aksi rrugor është i kalueshëm me zinxhirë.

-Në Elbasan: aksi Librazhd – Bulqizë momentalisht është i kalueshëm me zinxhirë, me vështirësi, pasi ka shtresa akulli. Po punohet për pastrimin e këtij aksi. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

-Në Korçë, momentalisht ka filluar të bjerë dëborë, por të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme pa zinxhirë, përveç segmentit rrugor Korçë–Qafa e Qarrit, e cila kalohet me zinxhirë. Po ashtu me zinxhirë kalohet dhe në akset Korçë-Boboshticë–Dardhë dhe Korçë–Voskopojë. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta, në disa segmente ka edhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

-Në Berat: momentalisht ka filluar të bjerë dëborë, nuk ka probleme pasi në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore në rast përkeqësimi të situatës.

-Në Gjirokastër: momentalisht ka filluar të bjerë dëborë. Momentalisht nuk paraqiten probleme pasi në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore në rast përkeqësimi të situatës.

-Në Vlorë, momentalisht ka filluar të bjerë dëborë në segmentin rrugor Vlorë – Llogora ku lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë, kjo pasi dhe gjatë natës ka pasur reshje dëbore dhe si rezultat i temperaturave të ulëta ka ngrica. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset