TIRANE- Hapi i parë i përmirësimit të parametrave të sigurisë në shkollat shqiptare e specifikisht tek ato që ndodhen në zonat urbane, duhet të nisë me një raportim të hollësishëm të stafit pedagogjik pranë strukturave të Rendit në Policinë e Shtetit, në lidhje me çdo tendencë të theksuar dhune që mund të kenë nxënësit.
Duhet operuar sipas metodës që sektori i Krimeve në përgjithësi zbaton për evidentimin e elementëve kriminalë. Këto ide i kanë hedhur në letër me dhjetra herë ekspertët e seksionit të Rendit në Policinë e Tiranës, porse zbatimi në praktikë u është dukur thuajse i pamundur, për disa shkaqe. Një plan më konkret dhe efikas shpjegon për gazetën “Shqiptarja.com”, një ish-oficer “historik” në seksionin e Rendit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, i cili për shkak se tashmë është në pension, nuk pranon të identifikohet.
Sipas ekspertit që ka marrë pjesë në hartimet e qindra raporteve për gjendjen e kriminalitetit në pikat kryesore të kryeqytetit, filli i hollë që ndan “ndezjen” e trurit të adoleshentit dallohet vetëm nga prindërit dhe mësuesit, pasi vetë nxënësit kanë tendencë t’i fshehin përplasjet, ndaj nevojitet me urgjencë mbajtja e një data base nga drejtoria e shkollës me të gjitha episodet e dhunës që janë mësuar prej mësuesve ose psikologes dhe periodikisht këto të dhëna të kalojnë në sistemin e Policisë së Tiranës. Sipas ish-oficerit, momentalisht blutë kryeqytetas kanë disa të dhëna rreth elementëve me probleme të rënda që kanë kaluar në familje apo shoqëri, por bëhet fjalë vetëm për rastet që i kanë kaluar policisë, prokurorisë e më pas gjykatave.
Një punë e madhe duhet bërë, sipas ekspertit, në zbulimin e botës së nëndheshme të sherreve mes nxënësve, para se të kalojnë në përplasje fizike.
Patrullimi i automjeteve të policisë, sipas tij, mund të ndikojë në uljen e mundësive për ngjarje të rënda, për shkak të përballjes së vazhdueshme të nxënësit me uniformat blu. Prania e figurës së policit në derën e shkollës është parë si një tjetër mundësi, kurse komunikimi i drejtpërdrejtë i policisë me prindërit e nxënësve problematikë lejon uljen e mundësisë për krime, por nuk e parandalon plotësisht ngjarjen e rëndë.
Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com