Policia trajnohet për zgjedhje OSBE:
Presim dedikim maksimal

Policia trajnohet për zgjedhje OSBE: <br />Presim dedikim maksimal
TIRANË -  Punonjësit e Policisë së Shtetit fillojnë trajnimin për të përgatitur një terren të qetë dhe të sigurtë për zhvillimin e procesit zgjedhor.

Hysni Burgaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në një takim të përbashkët me ambasadorin e OSBE-së, Wollfarth, përcaktuan sot detyrat e qarta për punën e Policisë së Shtetit në procesin zgjedhor e deri në përfundimin e tij.

“Në këtë trainim do të përfshihen të gjithë punonjësit e policisë së shtetit që do të angazhohen në procesin zgjedhor” – tha Burgaj. - “Në këto kushte do të kërkoja nga ju që ta vlerësonit maksimalisht këtë proces trainimi me qëllim sigurimin e rregullit dhe qetësisë publike gjatë procesit dhe pas tij.

Detyrat e policisë janë ato të natyrës pregatitore policore , që nga kjo ditë e në vazhdim; detyra të përgatitjes së fushatës, në bashkëpunim me administratën e zgjedhjeve, për transportimin e mjeteve dhe kutive e deri në shpalljen e votimit.

Është detyra juaj dhe pritshmëria juaj që të punoni për zbatimin e ligjit dhe veçanrisht të Kodit Zgjedhor”,. – përfundoi Burgaj. –“ Parimi “Askush nuk duhet të dalë mbi ligjin” do të jetë si asnjëherë më parë primar. Morali i policies për këtë situatë duhet të demostrojë së pari etikë. Theksoj që ndaj cilido punonjës që do shkelë detyrat e përcaktuara, do të merren masat disiplinore dhe me radhë, të gjitha ato të përcaktuara nga ligji.

Më pas, punonjësit e policisë i përshëndeti Ambasadori i OSBE-së, Wollfarth:
"Në fazën e parë të trajnimit të policisë për zgjedhjet, do të doja që të thosha që në fillim që puna që ju, Policia e Shtetit, bëni gjatë procesit zgjedhor është absolutisht thelbësore për suksesin e zgjedhjeve. Jam shumëi lumtur që kam mundësi të kujtoj për të gjithë ne që gjatë zgjedhjeve të viteve 2007, 2009 dhe 2011, raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR ka vërejtur që roli i Policisë ishte profesional gjatë gjithë proceseve zgjedhore. Kjo është një histori e shkëlqyer suksesi.

Prandaj, zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013 do tëpërfaqësojnë sërish një ngjarje madhore për demokracinë në Shqipëri. Një proces i suksesshëm do tëjetë shumë i domethënës për aspiratat integruese të vendit në familjen evropiane dhe për popullin shqiptar. Unë kam besim se Polica e Shtetit Shqiptar do të bëjë sërish më të mirën dhe do të rezultojë e suksesshme në mbështetjen e një procesi zgjedhor demokratik.

Unëdhe ekipi im shpresojmë shumë dhe presim qëklasa politike, ashtu si edhe ata që ndihmojnë në administrimin zgjedhor – gjithashtu edhe kushdo që ështëi pranishëm këtu sot - do të sigurojnë që këto zgjedhje të përmbushin standardet e kërkuara ndërkombëtare, në mënyrë që Shqipëria të ecë vërtet përpara

Unë kam besim që trajnimi që do të merrni sot do t’ju mundësojë që të familjarizoheni shumë shpejt me detyrat e posaçme dhe të rëndësishme që do t’ju duhet të ndiqni sipas Kodit Zgjedhor në mënyrë që në të gjithë vendin të zbatohen të njëjtat standarde të larta.

Zonja dhe zotërinj, edhe pse këto zgjedhje të ardhshme janëpadyshim një ngjarje kyçe për Shqipërinë në këtë moment, ne duhet të sigurojmë gjithashtu që puna normale epolicisë të vazhdojë – veçanërisht lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe kultivimin e paligjshëm të lëndëve narkotike të vazhdojnë me nivelin e lartë të dedikimit siçështë e nevojshme, gjithashtu edhe në kohë zgjedhjesh.

Më lejoni që të deklaroj",- tha në përfundim Wollfarth, -"se Prezenca e OSBE-së është shumë krenare për punën që ju keni bërë dhe ndihet e sigurt që gjatë vitit 2013 ju do të jeni në gjendje që të bëni punën tuaj me standarde edhe më të larta".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës