Policia vë në pranga 'Tafën', tregtonte lëndë narkotike në kryeqytet

Policia vë në pranga 'Tafën', tregtonte lëndë narkotike në kryeqytet

Lenda narkotike e sekustruar nga policia

Operacioni i koduar “Mapo”, ka vënë në pranga një 29-vjeçar me iniciale E. T., i cili u kap me lëndë narkotike, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Në sajë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, u zbulua se ky shtetas përdorte pseudonimin Tafa dhe në bashkëpunim me persona të tjerë tregtonin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.

Veprimtaria e tyre kriminale në shitjen e lëndës narkotike ishte e shtrirë në zonat e Kombinatit, Yzberishtit, Unazës së Re, Tiranës së Re, si dhe në afërsi të disa shkollave të mesme në Tiranë.

Gjatë mesditës së sotme, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit E. T., në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, në një rrethrrotullim, pranë një qendre tregtare, i cili qarkullonte me një automjet.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale  55 gramë lëndë të dyshuar Heroinë.

Operacioni  vijon për evidentimin dhe kapjen e personave të tjetër të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike ”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rijetëzimi i industrisë ushtarake, Peleshi: NATO na hartoi raport për gjendjen e uzinave! Interes nga investitorë, do jemi aksionerë! Ndryshime edhe në ligj

Rijetëzimi i industrisë ushtarake, Peleshi: NATO na hartoi raport për gjendjen e uzinave! Interes nga investitorë, do jemi aksionerë! Ndryshime edhe në ligj