37-vjeçarI  nga Kamza Subi Koçi ka rënë në prangat e Policisë në Bulqizë, pasi u kap në flagrancë në vendin ku dyshohet se kishte kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Sipas Policisë, ai ra në pranga në vazhdën e operacionit të  koduar “Indicia” që u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë. Pas kontrolleve intensive në terren dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative. Në fshatin Okshtun i Vogël, njësia administrative Ostren, u zbuluan dy parcela ku ishin kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Gjatë ndërhyrjes, efektivët kapën në flagrancë 37 vjeçarin me inicialet S. K.,, banues në Kamëz i cili u arrestua si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.

Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan, ndërsa veprimet hetimore vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë