TIRANE, 7 Dhjetor /ATSH/- Forcat e policisë kanë zbuluar nje sasi tritoli në një shtyllë të tensionit të lartë në Fushë-Krujë, 35 km larg Tiranës .
Burime nga policia bëjnë të ditur të dielën se, në një shtyllë të tensionit të lartë, në fshatin Halilaj janë zbuluar rreth 2 kg tritol.
Forcat xheniere çaktivizuan sasinë e lëndës plasëse, duke shmangur shpërthimin e saj dhe dëmtimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vendosjes së tritolit në shtyllën e tensionit.
Ky është rasti i dytë në pak ditë, që gjendet tritol në shtyllat e tensionit të lartë në Fushë Krujë. Më datë 29.11.2014, Policia e Krujës gjeti një sasi tritoli në këmbët e një shtylle në fshatin Halilaj. e.xh/f.n/