Policia zvicerane 'ekspozon' spiunët rusë në Davos

 Policia zvicerane 'ekspozon' spiunët rusë në Davos

Policia arrestoi dy agjentë të zbulimit rus në Davos gushtin e kaluar, raporton një gazetë zvicerane. Tages-Anzeiger shkruan se burrat, të cilët ishin të pajisur edhe me pasaporta diplomatike mund të kenë qenë duke përgatitur një operacion spiunimi që synon Forumin Ekonomik Botëror (WEF).

Po ashtu raportohet se dyshja, njëri prej të cilëve po pozohej si hidraulik, u liruan më pas. Policia zvicerane konfirmoi për BBC se dy rusët u "kontrolluan" në gusht të vitit 2019. Ndërkaq në një reagim të saj, ambasada ruse në Bern u shpreh se gazeta po përpiqej të "nxirrte papritmas një skandal nga asgjëja".

Takimi vjetor i WEF në Davos, i cili mbledh së bashku politikanë dhe udhëheqës të biznesit nga e gjithë bota, çeli punimet e tij këtë të martë në Zvicër.

Në një prenoncim për Reuters, financieri me origjinë amerikane Bill Browder, i cili është në Davos, u shpreh se shërbimi zviceran të sigurisë kishte prishur një operacion rus vitin e kaluar, i cili e kishte në shënjestër Samitin.

Browder, një kritik i lartë i presidentit rus Vladimir Putin, tha se ai ishte informuar në lidhje me këtë çështje nga shërbimi i sigurisë. Financieri amerikan është i njohur gjerësisht për krijimin e Aktit Magnitsky në 2012, i cili përfshin një sërë sanksionesh nga Shtetet e Bashkuara për zyrtarët e lartë rusë të akuzuar për korrupsion.

Akti u emërua në nder të ish-avokatit të tij, Sergei Magnitsky, i cili zbuloi një mashtrim tatimor në Moskë dhe më pas vdiq në një burg rus në 2009.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani