Në fundvitin 1920 etërit themelues të pavarësisë krijuan pluralizmin politik duke themeluar dy parti politike konkurruese. Në kapitullin e parimeve të programit të këtyre partive theksohej se përdorimi i feve për qëllime politike dhe për dëmtimin e unitetit kombëtar përbën “krimin ma të madh”. Natyrisht qëllimi nuk ishte me konotacion direkt elektoral por lidhej me nevojën e stabilitetit politik në vend dhe evitimin e situatave të njëjta si ato të vitit 1914. Gjithsesi ky nen është unik në gjithë historinë e programeve të partive politike.
Raportet midis partive dhe feve, sidomos raportet elektorale dhe përfaqësuese kanë qenë e mbeten një temë “tabu”, e palëvruar dhe e brishtë, për shkak të shumë faktorëve, disa prej të cilëve është sot mbeten të vlefshëm. Gjithsesi, në çdo kohë dhe çdo sistem, çdo parti politike dhe qeveri, çdo sundimtar dhe formë regjimi ka shfaqur preferenca dhe modele të ndryshme të këtyre raporteve.
Shqipëria ishte vendi i vetëm evropian që u themelua shtet përmes angazhimit direkt të figurave fetare (përfaqësuesit e dy feve kryesore zunë vend në krye të qeverisë dhe senatit më 1912), që përdori potencialin diplomatik fetar për sukses në njohjen ndërkombëtare (1918-1921), që emëroi një prelat fetar të besimit fetar të pakicës si kryeministër, por edhe që ndaloi me kushtetutë predikimin, besimin dhe aktivitetin fetar.
Më 1991 rikthimi i fesë përkoi me rikthimin e demokracisë pluraliste. Komunitetet fetare ishin opozitare të dukshme të sistemit të vjetër, dhe e përdoren influencën e tyre për votën e ndryshimit. Ashtu si në Poloni, Rumani, Hungari etj, edhe në Shqipëri drejtues fetarë u panë në podiumet elektorale duke bërë thirrje për ndryshimin e sistemit politik.
Në respekt të veçorisë shqiptare, harmoni e tolerancë midis katër besimeve, piramida shtetërore e vitit 1992 u bazua edhe në elementin fetar, një imitim i balancës fetare të Këshillit të Lartë të Shtetit më 1920-24. Prishja e balancave, psh, në Shkodër 1996, solli pasojë në votën qytetare, gjithsesi ky mbeti rast i izoluar dhe me shpjegim kryesisht lokal. Kjo u vërtetua kur rotacionet politike nuk reflektuan përfaqësim të balancuar fetar dhe se përkatësia fetare nuk u përdor si kriter karriere, një zhvillim pozitiv për Shqipërinë.
Me kalimin e viteve politika e thelloi distancën me institucionet fetare, derisa në fundin e viteve 90 nuk kishte më asnjë element përfshirje të tyre në fushatat elektorale dhe vendimmarrjen politike. Krizat e përfaqësimit, si ato të debatit politik e fetar më 1994 me votimin për Kushtetutën apo ndonjë zonë bastion ku udhëheqës fetare vijuan të jenë edhe militantë politikë.
Në vitet e fundit ka një tendencë tjetër publike: kalimin nga përfshirja e drejtuesve fetarë në politikë në fenomenin e anasjelltë, - përfshirjen e politikës në çështjet fetare. Elementë të tillë hasen shpesh përmes përfshirjes politike në organizimin fetar, në konfliktet e tyre të brendshme, në promovimin e segmenteve rivale, në debatin mbi censusin, në kandidimin në zgjedhje të disa figurave lokale fetare, në provokimin e temave fetare për debate politike të ditës dhe sidomos në përdorimin e fesë për qëllime elektorale. Vazhdimisht kemi parë parti politike dhe politikanë që mbajnë fjalime politike në vizitat e kortezisë në festat fetare, në ceremoni fetare apo në aktiviteteve me ngjyrim fetar.
Vitet e fundit kemi pasur edhe përpjekje për ti dhënë debateve politike të ditës ngjyrime fetare, për inskenimin dhe etiketimin e rivalëve politikë si alternativa kundër feve të caktuara, për vendimmarrje politike elektorale në çështje fetare vetëm për shkak të nevojës për vota apo për platforma elektorale premtimesh të krijuara vetëm në fushatë dhe vetëm për vota elektorale.
Mjafton të kujtojmë debatin për ndërtimin e një institucioni fetar në Tiranë më 2007 apo 2011 dhe tani më 2013, apo faktin se retorikën fetare-politike e përdorin kryesisht politikanë me karrierë ateiste dhe simbole të retorikës përjashtuese apo politikës korruptive, - për të lexuar sesi politika kujtohet për fenë dhe përpiqet ta përdorë atë sa herë afrohet dita e zgjedhjeve.
Të dhënat profesionale të studimeve mbi ndikimin e fesë në politikë dhe sidomos të institucioneve fetare në preferencat elektorale të besimtarëve dëshmojnë se në Shqipëri ende jemi në tranzicion politik dhe besimi. Në dallim nga vendet e tjera të rajonit në vendin tonë vetëm 8% e votuesve pranojnë se mund të ndikohen nga përkatësia fetare dhe raportet e forcave politike me to dhe vetëm 12% janë predikues të rregullt fetarë.
Në politikë ka qenë e pamundur të flitet për njësim fetar, përderisa parti me emërtim fetar të një komuniteti, nuk kanë arritur të fitojnë më shumë se një deputet real. Ndryshe është gjendja në njësitë vendore, ku ka të paktën 45 njësi në të cilat identiteti fetar është parakusht për kandidim dhe ku komuniteti fetar lokal ka ndikim direkt edhe në rezultatin e votimit.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se në partitë e mëdha politike përfaqësohen një numër i madh ateistësh, kategori që e zbeh lidhjen me identitet të caktuar fetar, dhe që normalisht do të duhej të ndikonte në distancimin më të madh të institucioneve fetare nga ofertat e partive për përdorim e keqpërdorim elektoral.
Bilanci zyrtar 23 vjeçar dëshmon gjithashtu se politika nuk tregoi respekt për institucionet fetare, madje refuzoi zbatimin e detyrimeve të veta kushtetuese, siç ishte kthimi në kohë i pronave, marrëveshja në kohë midis atyre dhe shtetit, nxitja e natyrës së institucioneve fetare kombëtare, etj, përkundrazi. Çdo akt vlerësues për institucionet fetare ka ndodhur e vijon të ndodhë vetëm në prag të zgjedhjeve parlamentare ose lokale, gjë që rezulton të ketë motivim të vetëm interesin për vota, pavarësisht pasojave të këtyre akteve.
E gjithë kjo panoramë e shpejtë e raportit midis votës politike dhe fetare, midis politikës aktive dhe institucioneve fetare nxjerr në pah një mësim me rëndësi: që Shqipëria ka nevojë specifike të shmangë identitetin fetar të partive politike dhe të jetë sa më përfshirëse dhe njëherësh sa më e përgjegjshme, pra edhe e baraslarguar nga tendencat e përdorimit elektoral.
Sjellja tjetër, ajo e thirrjeve e deklarimeve patetike, e premtimeve abuzive apo përdorimit elektoral të komuniteteve të caktuara fetare, duke njësuar gabimisht raportet personale me drejtuesit e komuniteteve fetare me besimtarët përkatës, - përbën një zhvillim negativ, të panatyrshëm, spekullativ dhe të rrezikshëm. Nëse politikanët/shtetarët do të kishin integritet personal, do të respektonin parimet kushtetuese të shtetit dhe të politikës, do të vendosnin mbi çdo interes momenti interesat e vendit, natyrisht që çdo shfaqje e tillë do të ishte e vetvitueshme prej tyre.
Nëse ata vërtetë do u besonin parimeve fetare dhe librave të shenjtë nuk do të ishin burimi kryesor i korrupsionit, fjalës së pambajtur, konflikteve sociale dhe gjuhës përjashtuese. Në rastin tonë ndodh e kundërta, sepse synimi personal për më shumë vota e bën një kategori politikanësh të kryejnë akte publike provokative, të thyejnë çdo parim moral të politikës dhe të sakrifikojnë parime e norma kushtetuese në interes të ngushtë elektoral.
Dhe kur ata përpiqen të keqpërdorin Zotin për vota elektorale, është e pritshme që në pushtet të keqpërdorin votat tona, të drejtat tona, pronat dhe pasuritë tona private e publike. Nga ana tjetër Shqipëria ka nevojë për figura drejtuesve fetare me integritet të lartë, të cilët në asnjë rast nuk pranojnë të përzihen në politikën elektorale të ditës, por që me kurajë, fjalën e zotit dhe paanshmërinë e saj, - do ta detyronin edhe politikën vendimmarrëse të tregojë respekt ndaj fesë dhe institucioneve fetare.
Në fund të fundit, institucionet fetare janë institucione shtetërore, publike e kushtetuese, janë shumë jetëgjata se partitë dhe mandatet politike të një individi kushdo qoftë ai, janë bashkësi e besimit në vlera dhe jo në programet e radhës së kandidatëve, ndaj edhe kanë interes të respektojnë çdo besimtar, çdo qytetar dhe vetë vlerat e demokracisë përfaqësuese. Një këshillë që vlen sidomos në 60 ditët e ardhme në Shqipëri, vendin ku për 23 vjet karriera bëhej duke mohuar Zotin dhe ku prej 23 vitesh ka ende sundimtarë që duan të sundojnë edhe në emër të tij.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 23.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com