Vetëm një në katër turistë që hyri në Shqipëri vitin e shkuar fjeti në një nga hotelet, bujtinat apo apartamentet me qira të vendit. Nga rreth 12.4 milionë vizitorë të huaj që erdhën vjet, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se pak më shumë se 3 milionë prej tyre u akomoduan për të paktën një natë në strukturat tona akomoduese, pra vetëm 25% e turistëve.
Kjo diferencë justifikohet nga tre arsye sipas operatorëve të tregut: Strukturat hoteliere nuk deklarojnë numrin real të pushuesve, pjesa më e madhe e të huajve që vijnë janë nga rajoni dhe nuk flenë në Shqipëri ose janë shqiptarë me pasaportë të huaj që akomodohen tek të afërmit e tyre, si dhe akomodimet në struktura informale, kryesisht në apartamente të regjistruara në AirBNB dhe jo në hotele.
Shifrat tregojnë se as referencat e caktuara nga qeveria vjet, se nga 1 maji deri në 30 shtator shfrytëzimi i kapaciteteve të hoteleve apo resorteve të mos ishte më pak se 65% ose ndryshe do të përballen me kontrolle tatimore, nuk dha rezultate. Shifrat e INSTAT tregojnë se edhe në kulmin e sezonit turistik, norma e shfrytëzimit të deklaruar të dhomave ishte 61.5%, ndërsa e shtretërve ishte në rreth 69% në gusht.
Praktikisht edhe ndryshimet ligjore, shoqëruar me thirrje të qeverisë për ndëshkime ndikuan pak në shtimin e deklarimeve nga strukturat akomoduese.
Komente













Nga 12 milione vizitore, vetem 3 milione rezultojne te kene fjetur ne hotele e shtepi private te kthyer ne hotele gjate veres, te tjeret kane fjetur jashte, ne rruge, ne pyll, poshte urave dhe buze detit.
PërgjigjuKa nje pjese te mire qe jane shqiptare qe kthen ne shtepite e tyre por duke dorezuar nje dokument te huaj ne kufi etiketohen si turiste or teeeejjjjj