TIRANË, 5 Nëntor /ATSH-Megi Zonja/- Ylli i Hollywood-it, Angelina Jolie nuk do të mjaftohet në jetë vetëm me të qenit aktore, por ka ndërmend të lërë gjurmë edhe në një fushë tjetër. Aktorja ka pranuar për "Vanity Fair" se nuk e përjashton mundësinë e përfshirjes në politikë, por sigurisht këto janë plane afatgjata.Nëse Angelina vendos të bëhet politikane, një gjë është e sigurt, se ajo do të jetë femra politikane më seksi dhe më e popullarizuar në botë. Bashkëshortja e Brad Pitt, ka rrëfyer gjithashtu se të jesh e martuar është një ndjenjë krejt tjetër./m.m/








